Ngjarje e rëndë – Një person hidhet nga ballkoni i një pavioni në QSUT

509
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Mësohet se një person është hedhur nga ballkoni i një pavioni në QSUT.


Sigal

Mësohet se dëshmitarët kanë parë një person, ideniteti i te cilit nuk dihet ende, që hidhej nga ndërtesa. Ata pohuan se fill pas ngjarjes, mjekët kanë shkuar menjëherë për ndihmë tek personi në fjalë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Deri më tani nuk dihet nëse ai ka qenë i shtruar në këtë spital t apo ndonjë i afërm i ndonjë pacient. Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti.
vijon