Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

740
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku një 66 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital me një plagë në kokë.
Mustafa Hasi, u dërgua dje në spital nën kujdes intensiv të mjekëve në Foggia për shkak se ishte qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person i paidentifikuar.
Sipas mediave italiane gjendja e tij është serioze.
Mësohet se incidenti ndodhi dje në një shtëpi në fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, pak minuta larg Foggias.
Hasi u plagos me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni për nxjerrjen e plumbit.
Sigal