Ngjarje e rëndë, autobusi përplaset me kamionin, vdesin 20 fëmijë

557
Një minibus i cili po transportonte fëmijë nga një shkollë fillore është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit, Pretoria të Afrikës së Jugut, raporton BBC. 20 fëmijët vdiqën pasi autobusi u përfshi nga flakët pas përplasjes me kamionin.
Viktimat ishin të moshës nga 5 deri në 10 vjeç, tha Russel Meiring, zëdhënësi i kompanisë për ndihmën e shpejtë.
Sapo flakët u shuan nga zjarrfikëset në autobus u gjetën trupat e 13 fëmijëve dhe 7 të tjerë kanë ndërrua jetë më vonë.
Afrika e Jugut ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë. Sipas autoriteteve 13 673 persona kanë humbur jetën në 12 muaj.
Deri më tani nuk dihet ende shkaqet e aksidentit, por pamjet tregojnë se autobusi u dogj tërësisht.
Sigal