Ngjarja në Lazarat, Gjykata “arrest me burg” për vëllezërit Aliko

594
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Arbion Alikos, i akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi me armë ndaj policisë disa ditë më parë në Lazarat. Nga sulmi mbeti i vrarë një efektiv policie ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Të njëjtën masë sigurie Gjykata ka dhënë edhe ndaj vëllait të tij më të vogël Alban Aliko.
Dy vëllezërit 17 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës. Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë në Lazarat, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Arbjon dhe Alban Aliko nuk bënë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda grupi i zjarrit në Lazarat përgatitej prej gjashtë muajsh për të sulmuar policinë.
Sigal