Sigal

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Valias rreth orës 20:07 të mbrëmjes, ku raportohet se ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta Elez Bodisha, 50 vjeç. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mëoshet se në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna. Ngjarja dyshohet për shkak hasmërie.

Nga ana tjetër policia njofton se po bën krehjen e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.