Ngjarja e rëndë/ Vijojnë hetimet për zjarrin në Babrru, policia përjashton si shkak bombolën e gazit

55

Policia vijon hetimet për shkaqet e zjarrit në barakën e familjes rome në Babrru. Kjo për shkak se familjarët kanë deklaruar se në barakë ishte ndezur një bombol gazi që mund të ketë shkaktuar edhe zjarrin.

Por hetuesit gargantuan se gjatë zjarrit nuk ka pasur shpërthim që shkaktohet nga bombola dhe për pasojë po hetohet për të gjetur shkaqet e vërteta të tij.

Nga zjarri në barake mëngjesin e sotëm gjeti vdekjen një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeç.

Zjarrëfikësit dhe policia mundën të shpëtojnë vëllain e saj 8 vjeçar nga flakët që kishin përfshirë barakën ku jetonte familja e komunitetit rom.