Ngërçi te tenderi – Vlorë, në 37 fshatra nuk pastrohen mbeturinat

252
Në 37 fshatra të Vlorës mbetet problem menaxhimi i mbetjeve. Vetëm në Babicë dhe Alikokë, shihen 13 pika të grumbullimit të mbetjeve anës rrugës dhe në brendësi të tyre, ku banorët grumbullojnë mbetjet në tokë pasi i mungojnë kontenierët e depozitimit.
Administratorja e njësisë Qendër, Margarita Koço , pranon se ka probleme me menaxhimin e mbetjeve, por sipas saj po zhvillohen negocitata me një kompani pastrimi.
Koço: Kemi parashtuar kërkesën tonë që Administrata e Bashkisë të gjejë një zgjidhje alternative por duhet pasur paraysh se çdo gjë është pjesë e buxhetit. Buxheti është i përcaktuar dhe ka disa kërkesa.”
Sipas Koços, temperaturat e larta të verës do ta thellojnë problemin, por pastrimi eshte menduar te kryhet vullnetarisht përmes kompanive vendase, deri ne zgjidhjen e ngërçit institucional.
Koço: Përpara disa ditësh u bë pastrimi i pjesës së Babicës. Nuk është vetëm Babica pjesa më e populluar ose Narta që është më e frekuentuara për shkak të aktiviteteve tregtare dhe private që janë atje, por problem janë të gjitha fshatrat.”
Probleme evidentohen edhe në fshatrat e tjerë, ku banorët shpesh u vënë flakën grumbujve të mbeturinave, duke shkaktuar ndotje edhe më të madhe në mjedis.