Nga tualetet e Haxhinastos te ato të Ditmir Bushatit

785
Në Buletinin nr. 17, datë 03 Maj 2016 të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se për tenderin e shpallur nga Ministria e Jashtme për rikonstruksionin e tualeteve kanë marrë pjesë 11 firma, ku njëra prej tyre nuk ka shpallur asnjë shumë në konkurrim dhe në fund të konkurrimit janë skualifikuar vetëm dy operatorë. Natyrisht se ky nuk është tenderi i vetëm që tallet me taksapaguesit shqiptarë, pasi kohë më parë “Telegraf” ka denoncuar shumat marramendëse dhe tenderin që u bë në Ministrinë e Transporteve me të njëjtin objekt: lyerjen e tualeteve. Por akoma më të rënda dhe me shuma që shkojnë miliona euro janë tenderat për mobilimin e zyrave të ministrive dhe të drejtorive në varësi të tyre, të cilat lënë shumë vend për korrupsion dhe për mbështetje klienteliste të biznesmenëve pranë maxhorancës së sotme.
Ja njoftimi i plotë i shpalljes së fituesit
Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik
Formulari i njoftimit të fituesit
“Rikonstruksion i tualeteve”
Data: 25/04/2016, Për “Cara shpk”, Tiranë, Rruga “Asim Vokshi” Nd. 14 H. 6 Ap. 15, Njësia Bashkiake Nr.9, Kodi Postar 1016.
Procedura e prokurimit: “Kërkesë për Propozime” me mjete elektronike.
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Rikonstruksion i tualeteve”.
2 818 862 (dy milion3 e tetëqind e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqindë e gjashtëdhjetë e dy) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e DSHTD-së, për nevoja të DSHTD-së për 2016.
Publikime të mëparshme:
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët X oferta ekonomikisht më e favorshme. Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1. Operatori ekonomik “Fusha shpk” J 61922018 S. Vlera: 2 293 453 (Dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e katërqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa TVSH.
2. Operatori ekonomik “ANDI-A” J 77319036 T. Vlera: 2 156 368 (Dy milionë e njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.
3. Operatori ekonomik “Shamo-Construction SH.P.K” L 01326020 F. Vlera: 1 989 232 (Një milion e nëntëqind e tetëdhjete e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH.
4. Operatori ekonomik “Nika Shpk” J 76705047 U. Vlera: 2 141 603 (Dy milionë e njëqind e dyzet e një mijë e gjashtëqind e tre) lekë pa TVSH.
5. Operatori ekonomik “Meni shpk” J 61909018 Ë. Vlera: 2 317 556 (Dy milionë e treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.
6. Operatori ekonomik “Ina shpk” J 61814009 Ë. Vlera: 2 346 630 (Dy milionë e treqind e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH. 
7. Operatori ekonomik “SARK shpk” K 52531415 H. Vlera: 2 051 490 (Dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH.
8. Operatori ekonomik “Ergest Mat shpk” K 17614913 O. Vlera: 1 881 695 (Një milion e tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
9. Operatorit ekonomik “Cara shpk” K 07729920 F. Vlera: 1 985 830 (Një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH.
10. Operatorit ekonomik “Murati shpk” J 66702413 V. Vlera: 2 224 100 (Dy milionë e dyqind e njëzet e katër mijë e njëqind) lekë pa TVSH.
11. Operatorit ekonomik “GM Impiant shpk”, Vlera: -.
Janë skualifikuar operatorët “Ergest Mat shpk” dhe “GM Impiant shpk”. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë operatorin ekonomik “Cara shpk” se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1 985 830 (Një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme. 
Sigal