Nga trazirat ballkanike të 1911-s, te çështja e Shën Naumit në Hagë

700
Gëzim Llojdia, studiues
Gazetat, që dritën e botimit e shihnin përtej oqeanit sjellin lajme befasuese për ngjarjet që zhvilloheshin në Ballkan në prag të ngjarjes së madhe kombëtare.Ngjarja e ndodhur në parlamentit turk nuk kishte si të mos sillte zemëratë të thellë në Shqipëri. Në vendlindje të Ismail Beut, vlonjatët nxjerrin dhe dëbojnë nga qyteti i tyre, përfaqësuesit e qeverisë osmane. Xhonturqit sipas dokumenteve historikë të kohës, nisin reprezaljet duke burgosur përfaqësuesit shqiptarë, të cilëve u ishin zgjuar shpresat te ndenja e mëvetësisë kombëtare, kur kombe të tjerë ndërkaq kishin shkuar drejt çlirimit.

Ja teksti i plotë: Trubullimet në Vlorë pas lajmit për Ismail Qemalin. Pas një telegrafi të gazetës së Londrës TIMES, të botuar te gazetat amerikane, Vlonjakët, të egërsuar për rahjen e pabesë të deputetit të tyre Ismail Qemal Be’ në Parliament, paskan dbuar mehmurët e guvernës turke. Shqiptarët përgjithësisht janë ndezur nga kjo ngjarje dhe gatitin trubullime të reja. Xhon-turqit, nga ana tjatër, mendohen të zëne dhe të burgosin gjithë deputetët Shqiptarë, që u kundërshtohen si tradhëtorë dhe si shkakëtarë të kryengritjes shqiptare.

Dom N. Kacorri Nikollë Kaçorri (1862-1917) ishte një ndër përfaqësuesit katolik në kuvendin e Vlorës, Patrioti D. N Kaçorri ka marrë pjesë në luftërat që sollën kuvendin dhe pavarësinë kombëtare.

Ja teksti i gazetës Koha: Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se të nderçmit prift katholik nga Duresi, Z. Nikolla Kaçorit, iu dha falje prej L. M. T. Sulltanit, për dënimin që kish dhënë gjykatorja ushtarake 4 vjet burg. Përgëzojmë nga thelb i zemrës të shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi Zotit t’i falë paskëtaj shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.

Çështja e Shën Naumit vete në Hagë
Toka që quhet Shën Naumi është një manastir në kufi me Maqedoninë. Manastiri, që mendohet se është ngritur rreth viteve 905 duhet besuar se shenjtori ka qenë prijës religjioz, gjatë kohës së mërgimit të madh dhe është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe emri. Të dhënat qartësojnë se i përkiste Shqipërisë deri në vitin 1925, kur mbreti i asaj kohe, Ahmet Zogu ia dha Serbisë. Një gazetë londineze siç është edhe “Daily Telegraph” duke iu referuar një lajmit që sjell një gazetë greke në New Jork thotë se, Serbia e ka dërguar çështjen që la pezull konferenca e ambasadorëve për Shën Naumin në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndërkombëtare të Ligës së kombeve në Hagë).

Lajmi i plotë:
Çështja e Shën Naumit vete në Hagë

Gazeta Dielli datë 22 maj 1924 në faqen ballore të botimit të saj në Boston ka sjellë këtë kronikë, e cila i përket rubrikës: “Lajme nga shtypi i huaj” me titull: “Çështja e Shën Naumit vete në Hagë”. 

Gazeta e Londonit “Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e New Jorkut, “Ethnikos Kirkia” më datë 19 maj, lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të zhvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh.Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo çështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të Ligës së kombeve në Hagë). 

Mehdi Bej Frashëri: Kufijtë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës, përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: “Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: “jusqu’a Shën-Naum”, nuk thotë “y compris Shën Naaum”. Komisioni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisionit që t’i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit sapo Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue “ball Platz” it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen “jusqu’ a Shën-Naum” ç’kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufijtë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbija u invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoi në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.Kur mbaroi lufta, Komisjoni i Kufive filloi veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin krijuar abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoi viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, iu drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: “Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacionin, Shën-Naumi duhej t’i jepet Shqipërisë. Mirëpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t’ia linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloi që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobësohej. Atëherë unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t’i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t’i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohet, m’anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T’arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës. Në një artikull ne “Foreign Affairs” e Londonit, gazetën e te ndierit E. D. Morel, ish-anëtar i Parlamentit anglez dhe një nga mbrojtësit më të fortë të Kombeve të vegjël dhe të munduar, i cili vdiq para ca kohe shkruan se: Nga shkaku i lakmimeve imperialiste të fuqive të mëdha, e vyera filo-shqiptare M. E. Durham provon duke marrë për bazë dokumente të botuara nga njerëz që ishin nëpunës në guvernën serbe të Pashicit në 1914 që komploti për vrasjen e Kryredukut Franc Ferdinand më 1914 ish organizuar në Beligrad me dijeni të guvernës serbe. Miss Durhami në funt të artikullit shënon këtë paragraf; Kish vetëm një mënyrë për të prurë kriminelët përpara drejtësisë dhe ajo ish mënyra të cilën proponojë Austria. Po të qe që të kishim përkrahur me tërë forcën tonë Austrinë, Z. Pashic edhe miqtë’ e tij tani mund të ishin në burg të dënuar për jetë në vent që të qeverisnin fatzezët kroatë, malazezë, shqiptarë dhe bullgarë me metoda aq gjakatare sa dhe ajo me të cilën nisën luftën. Për fat të keq ne ishim lidhur me Rusinë dhe Francën edhe Franca kish që me 1906, që po e armatoste edhe e financonte Serbinë. Lord Grey tha s’e nuk e dëshironte ta bisedojë këtë dëshirë midis Austrisë dhe Serbisë. Dhe Rusia, sa të linte të dilnin sheshit intrigat vrasëse të Serbisë zgjodhi më mirë luftën. Në dinte ose jo gjësendi që më parë Rusia për mbi këtë komplot ajo gjë që është edhe për të mësuar. Le të shpresojmë se ndonjë ditë Ljuba (Ministre në kabinet të Pashicit me 1014) do t’i nxjerrë të gjitha në shesh. Richard C. Hall shkruan te botimi: “The balkanears 1912–1913”. Deri në këtë pikë shqiptarët kishin mbështetur fuqimisht sundimin osman në Ballkan. Shumica e shqiptarëve ndanë fenë islame dhe kulturën e osmanëve. Gjatë shekujve ata kishin fituar privilegje të caktuara nga Konstandinopoja në lidhje me tatimet dhe posedim të armëve. Shumica e popullsisë shqiptare në pushtimin osman ishte e organizuar ishte në vilajetin e Janinës, Kosovës, Shkodrës dhe një pjesë e rëndësishme e popullsisë së provincës së Manastirit. Shqiptarët fillimisht e përshëndetën regjimin e ri të xhonturqve në Konstandinopojë. Ata shpresonin në atë kohë, që do të fillonin reformat që mund të çojnë në njohjen e autonomisë shqiptare brenda perandorisë. Nga këto shpresa u zhgënjyen shpejt. Qeveria e re e dhe politikat centralizimit kanë ngjallur frikën e humbjes së privilegjeve dhe madje edhe asimilimit në zonat shqiptare të Perandorisë Osmane. Pakënaqësia dhe revoltat shpërthyen dhe përfshinë pjesën më të madhe të rajoneve të banuara me shqiptarë duke nisur nga fiset katolike në veri, por shpejt u përhapën në të gjithë rajonet shqiptare, në dimër të 1910-s dhe pranverë të 1911-s. Në Maj një komitet shqiptar në Vlorë (Valona) kërkoi bashkimin e vilajeteve të Shkodrës, Janinës, Kosova dhe Manastirit në një Shqipëri autonome në kuadër të Perandorisë Osmane. Në një përpjekje për të rivendosur prestigjin, Sulltan Muhamedi V vizitoi Kosovën në Qershor të 1911-s. Por qeveria asnjëherë nuk pati sukses në shtypjen e kësaj kryengritjeje para shpërthimit të Luftërave Ballkanike. Rritja e vet ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar sidomos në rajonin e Kosovës ku pretendimet serbe për këtë çështje i kishte detyruar detyruar serbët të veprojnë shpejt. Ata kishin frikë se makinacionet austriake ishin prapa trazirave në Shqipëri. Grekët ishin të shqetësuar edhe për revoltën shqiptare. Zhvillimi i partikularizmit shqiptar i shkeli desirada greke në Epir duke kërcënuar për të përfshirë Greqinë para kohe në një luftë. Të kërcënuara ishin edhe aspiratat e Mali i Zi që donte një pjesë të Shqipërisë veriore, duke përfshirë së pari qytetin e rëndësishëm të Shkodrës. Nacionalizmi shqiptar kërcënonte aspiratat kombëtare të Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ky problem i ka nxitur këto tre vendet e Ballkanit për të vepruar kundër interesave shqiptare dhe gjithnjë e më shumë për të vepruar së bashku që nga viti 1911. Krajl Nikolla, i cili kishte dhënë vetes titullin e mbretit të Malit të Zi, e përfshiu vendin e tij në revoltën veriore shqiptare. Për të ruajtur kontrollin e rajonit të fundit të rëndësishëm islam në zotërimet e saj evropiane, perandoria osmane dërgoi trupa për të shtypur revoltën shqiptare. Luftimet në Gadishullin Ballkanik u intensifikuan në Shqipëri në vitin 1911.
Sigal