Nga të 2135 drejtorët në Shqipëri, 99% kanë sekretare femra

469

Njoftimet e një ministri të “Rilindjes” në gazetë: Sekretaren e kërkon deri 25 vjeçe, pastruesen e shtëpisë mbi 45 vjeçe 

Nuk mund të them, se kam shkelur në 2135 zyrat e drejtorëve qendrorë, rajonalë e lokalë që ka qeverisja aktuale shqiptare. Por ama shkuar në shumë prej tyre nëpër ministri, në kuvend, në rrethe, qarqe, prefektura, arsim, shëndetësi, gjykata, reparte ushtarake, komuna e bashki në shumë rrethe të vendit. Kam shkuar pothuajse, në të gjithë zyrat e politikës e të institucioneve drejtuese politike. Kudo, ku kam shkuar për punë e për probleme personale, kontaktin e parë e kam marrë me zyrën ku shkruhet: “Sekretari”! Është një zyrë tip “postblloku”, ose më saktë “dhomë shikimi nga veshja, dhomë verifikimi e testimi”, me pyetje absurde, si p.sh, Cili je? Nga je? Përse kërkon drejtorin? Kush ju ka dërguar tek drejtori? Çfarë profesioni ke? Ku punon? Etj.. Madje, kërkojnë si me urdhër, të dinë edhe problemin që do të diskutosh me drejtorin! Ajo ç’ka më ka bërë përshtypje është fakti, që në çdo zyrë drejtori, shefi, ministri, kryeministri, diplomati, politikani, madje edhe deputeti zone, sekretarë janë vetëm… femra. Janë femra në moshë të re. Janë sekretare, që sillen sikur janë ato drejtorët! Flasin gjithë poza, gjithë menefregizëm, gjithë ironi, gjithë përbuzje. Madje komunikojnë edhe duke ngrënë bukë e duke pirë kafe e të thonë: “Prit në korridor, sa të mbarojë”. Shkon për të komunikuar në zyrat e shtetit dhe sekretaret përgjigjen, duke luajtur në kompjuter, duke qeshur me bisedat në “FB”, duke lyer thonjtë, duke hequr vetullat, duke pirë cigare, duke biseduar me femrat e zyrave të tjera, duke rregulluar getat, flokët, fundet e fustanet, duke tundur gjoksin, duke të kthyer edhe… prapanicën! Janë sekretare zyrash shteti, që të vjen turp t’ i shikosh nga veshja me minifunde deri tek eshtra e legenit dhe me këmisha e bluza dekolte, në përmasa e modele rrobash plazhi. Kjo, tashmë, është bërë mode në zyrat e shtetit. E si për të plotësuar shfrenimin banal etik në veshje e sjellje, daljen e tyre nga “kapistalli” e mbështesin drejtorët, shefat, ministrat, të cilët ndihen mirë që kanë si sekretare, femra me veshje sfiluese mode e pothuajse “nudo” pamjesh trupore! Kam ndeshur shumë raste, kur drejtorë institucionesh shtetërore, në vend t’i “fluturojnë” nga puna sekretaret, kur i gjejnë duke u lyer e pozuar nudizmin e tyre me veshje biznesi “bordellosh”, shkojnë e i puthin në faqe gjithë përulje, gjithë lëpirje deri në neveri. Në vend që drejtorët t’i përzënë nga zyrat sekretare të tilla, u afrohen e i pyesin me një fjalor pervers për çmimin e manikyrit, për çmimin e stilimit të thonjve, të flokëve, qerpikëve e vetullave, madje edhe për ngjyrën dhe çmimin e getave, reçipetave e tangave! Këtë “panoramë” etike të përdhosur e ndesh në zyrat e sekretareve. Ato nga sa kam parë, nuk “pjerdhin” as për drejtorë e ministra, sepse janë të përzgjedhura prej tyre, të lëna të “lira” prej tyre, të mbrojtura prej tyre, të preferuara prej tyre e pse jo të… përdorura prej tyre. Jo se kam ndonjë mentalitet të “kohës së qepës”, por të çudit fakti, që në asnjë zyrë shteti nga kupola deri në fund të qeverisjes e pushtetit, nuk ndesh asnjë sekretar mashkull, ose sekretare mbi moshën 30 vjeç! Edhe në një komunë skajore të veriut, sekretarja ishte femër, madje, edhe ajo sillej e kapardisej si këto në ministri në Tiranë! Edhe i vetmi sekretar mashkull që ishte në Sarandë, “qejfliu” Agron Cane i deputetit Kokëdhima, iu ngallën “epshet” në pleqëri e iku… me një provokim!

Dy njoftimet e një ministri, për punonjëse

Këto ditë, një miku im, aktualisht nëpunës në një ministri, më tregoi diçka interesante në lidhje me sekretarët e pushtetarëve.  Nxori një bllok dhe prej andej nxori një copë gazetë “Çelësi”. Ma zgjati e më tha: Lexoje! E lexova. Ishin dy njoftime të publikuar pranë njëri-tjetrit. Në njërin nga njoftimet kërkohej sekretare zyre shteti, në tjetrin kërkohej punonjëse pastrimi për në shtëpi. Në dy kërkesat ndryshonin moshat e femrave punonjëse që kërkoheshin. Sekretarja kërkohej e re, pastruesja e vjetër. Ja dy njoftimet:

Sekretaren e Zyrës së Shtetit e kërkon deri 25 vjeçe

 Në njërin thuhej: “Kërkoj sekretare zyre në institucion shtetëror, të jetë deri në moshën 25 vjeç, me paraqitje të mirë fizike dhe e bindur në zbatimin e detyrës! Të mos ketë detyrime familjare dhe kufizime me orarin e punës dhe të mos jetë e martuar ose me lidhje të tjera. të mos ketë kufizime për shërbime pune jashtë Tirane dhe jashtë Shqipërisë. Telefoni fix……….  Telefoni celular…………”.

 Pastruesen e shtëpisë e kërkon mbi 45 vjeçe

Në njoftimin tjetër, thuhej: “Kërkoj të punësojë një punonjëse shtëpie-pastruese me orar me shkëputje, nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 1 në drekë dhe nga ora 5 mbasdite deri në orën 7 mbasdite. Të interesuarat të jenë mbi moshën 45 vjeç. paga është e pranueshme. Telefoni fix…………… Telefoni celular………….”.

 SHPJEGIM

 Pasi i lexova dy njoftimet, i a ktheva mikut tim e gjithë indiferencë dhe habi e pyeta:

– Përse m’i dhe për t’i lexuar, unë nuk jam as drejtor që të kërkoj sekretare dhe kam nevojë për punonjëse shtëpie! – Po çfarë konstatove në ato dy njoftime?, – më tha ai.

– Asgjë…!, i u përgjigja. Ai buzëqeshi, duke tundur kokën e më tha: – Këto njoftime i ka bërë i njëjti person dhe ky është ministër në qeveri aktuale. Këto numra janë numrat e tij të zyrës dhe celularit privat. Unë i njoh numrat e tij, sepse punoj në atë ministri, ku është ministër ky “personal”, që për sekretare kërkon një femër deri 25 vjeçare dhe pa kufizime kohore e lëvizjesh brenda e jashtë Shqipërisë, ndërsa për pastruese shtëpie kërkon një grua të moshës mbi 45 vjeçare!

Ndodh rëndom edhe në Shqipëri

Kur i varfëri lind një fëmijë të jashtëligjshëm, fëmija quhet kopil, kur e lind i pasuri quhet fryt i dashurisë. Kur i varfëri i vardiset një femre quhet maniak seksual, kur i vardiset i pasuri ai quhet playboy. Kur mblidhen të varfrit quhet turmë, kur mblidhen të pasurit quhet mbledhje. Kur vjedh i varfëri quhet hajdutllëk, kur vjedh i pasuri quhet korrupsion. Kërkojmë drejtësi nga një botë, ku edhe termat variojnë sipas parave që kemi në xhep.

| Can Yücel |

Vijon gara për vendet e lira në administratë

 Departamenti i Administratës Publike vijon me procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, në kuadër edhe të ligjit të ri për nëpunësin civil. DAP herë pas here shpall pozicionet vakante në institucionet e linjës, ku mund të gjendet informacioni përkatës në lidhje me vendet e lira në administratën publike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afatet brenda të cilëve ata duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Aplikantët, për pozicionet në të cilat përmbushin kriteret e veçanta, duhet të dërgojnë dokumentet në kutinë postare Nr.1751. Ndër dokumentet e kërkuara veçohen kërkesa për aplikim, CV-ja, fotokopje e diplomës dhe librezës së notave, fotokopje e librezës së punës (nëse kërkohet), fotokopje e certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, fotokopje e vërtetimit të gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresa e plotë të vendqëndrimit. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit. Gazeta “Telegraf” po jep të plotë vendet vakante sot në administratën publike.

1 -Specialist në Drejtorinë e Arsimit dhe Formimit Profesional, në Ministrinë e  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – kategoria III-b.

Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinierike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 11 Nëntor 2014.

-1 Specialist në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, Krujë – kategoria IV-b.

– 1 (një) Specialist në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, Vlorë – kategoria IV-b.

– 1 (një) Specialist në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, Dibër – kategoria IV-c.

Lloji i diplomës “Shkenca juridike/Shkenca sociale/Shkenca politike/Psikologji”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 11 Nëntor 2014

-1 Specialist në Drejtorinë e Arsimit dhe Formimit Profesional, në Ministrinë e  Mirëqënies Sociale dhe Rinisë – kategoria III-b. Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinierike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”. Afati për dorëzimin e dokumenteve: 11 Nëntor 2014. Lloji i diplomës “Shkenca ekonomike/Informatikë Ekonomike/Statistikë”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

-2 Specialistë në Sektorin e Llogarive Kombëtare Vjetore, në Drejtorinë e Llogarive  Kombëtare, në INSTAT – kategoria IV-a.

 -1 Specialist në Sektorin e Llogarive të Sektorëve Institucionalë, në Drejtorinë e  Llogarive Kombëtare, në INSTAT – kategoria IV-a.

 -1 Specialist në Sektorin e Llogarive Kombëtare të Administratës Publike Qendrore dhe  Rajonale, në Drejtorinë e Llogarive Kombëtare, në INSTAT – kategoria IV-a.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 10 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Inxhinieri Ndërtimi”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

 -1 Specialist në Drejtorinë e Arsimit dhe Formimit Profesional, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – kategoria III-b. Afati për dorëzimin e dokumenteve: 10 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Inxhinieri Kimike/Kimi Analitike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

-1 Specialist, në Sektorin e Analizave të Minerareve, në Drejtorinë e Laboratorit të

Analizave Kimike, në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar – kategoria IV-b.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 10 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Inxhinieri Elektrike, profili energjetikë ose industri”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.

1 (një) Inspektor, në Drejtorinë e Inspektimit, Pajisjeve e Instalimeve Elektrike, në

Inspektoratin Qendror Teknik – kategoria III-b.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 10 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Shkencat ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

• 1 Specialist (financë/buxhet) në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit – kategoria IV-a.

• 1 Specialist, Dega e Thesarit Berat – kategoria IV-b.

• 1 Specialist, Dega e Thesarit Dibër – kategoria IV-b.

• 1Specialist, Dega e Thesarit Fier – kategoria IV-b.

• 1 Specialist, Dega e Thesarit Pogradec – kategoria IV-b.

• 2 Specialistë, Dega e Thesarit Shkodër – kategoria IV-b.

• 1 Specialist, Dega e Thesarit Vlorë – kategoria IV-b.

• 1 Specialist, Dega e Thesarit Elbasan – kategoria IV-b.

• 1 Specialist (finance) në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, në

Prefekturën e Qarkut Korçë – kategoria IV-b.

• 1 Specialist (finance) në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Tiranë –

kategoria IV-b.

• 1 Specialist (finance) në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Zyrën Arsimore Skrapar –

kategoria IV-c.

• 1 Specialist (buxheti) në Sektorin e Programeve të Zhvillimit, në Drejtorinë Arsimore

Rajonale Gjirokastër – kategoria IV-b.

• 1 Specialist (finance) në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Kukës – kategoria IV-b.

• 1 Specialist në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Financës, në Ministrinë e Punëve të

Jashtme – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Financës dhe Kontrollit të Brendshëm, në Agjencinë për

Mbështetjen e Shoqërisë Civile – kategoria IV-a.

• 1 specialist në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve

Mbështetëse, në INSTAT – kategoria IV-b.

• 1 specialist i pagesave CASH, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Elbasan

– kategoria IV-b.

• 1 specialist (i pagave) në Zyrën Arsimore Kuçovë – kategoria IV-c.

• 1 (specialist (i pagave) në Zyrën Arsimore Tropojë – kategoria IV-c.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 9 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Shkenca ekonomike/Shkenca Ekzakte/Statistikë”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

• 1 Specialist në Sektorin e Statistikave Strukturore – Shërbimet, në Drejtorinë e Statistikave

Ekonomike, në INSTAT – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Tregtisë së Jashtme, në Drejtorinë e Statistikave Ekonomike, në

INSTAT – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Konsumit të Familjeve, në Drejtorinë e Anketave pranë

Familjeve, në INSTAT – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Tregut të Punës dhe Pagave, në Drejtorinë e Anketave pranë

Familjeve, në INSTAT – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Informacionit dhe Statistikave, në Drejtorinë e Politikave dhe

Planifikimit të Turizmit, në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit – kategoria III-b.

• 2 Specialistë në Sektorin e Monitorimit të Strategjive dhe Jetësimit të Prioriteteve, në

Drejtorinë e Integrimit Evropian, Projekteve, Monitorimit të Strategjive dhe Jetësimit të

Prioriteteve, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – kategoria IV-a.

• 1 Specialist në Sektorin e Komunikimit, Publikimeve dhe Statistikës, në Drejtorinë e

Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit – kategoria

III-b.

• 1 Specialist në Sektorin e IT dhe Statistikës, në Drejtorinë Arsimore Rajonale, Berat –

kategoria IV-b.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 9 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Inxhinieri Mekanike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.

• 1 Inspektor në Sektorin Tiranë-Durrës-Elbasan-Korçë, në Drejtorinë e Inspektimit të

Pajisjeve nën Presion, në Inspektoratin Qendror Teknik – kategoria III-b.

• 1 Inspektor, në Drejtorinë e Inspektimit të Pajisjeve nën Presion, në Inspektoratin

Qendror Teknik – kategoria III-b.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 8 Nëntor 2014

Lloji i diplomës “Kimi/teknolog nafte/inxhinieri mekanike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.

• 1 Inspektor, në Sektorin Shkodër-Kukës, në Drejtorinë e Inspektimit të Naftës, Gazit

dhe Nënprodukteve të tyre, në Inspektoratin Qendror Teknik – kategoria III-b.

• 1 Inspektor, në Drejtorinë e Inspektimit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre,

në Inspektoratin Qendror Teknik – kategoria III-b.

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 8 Nëntor 2014