Nga punimet e Konferencës së 19-të e Organizatës së Veteranëve të Lanç e rrethit Gramsh

902
Hysen DOLLANI

Në datë 25.09.2017, në pallatin e Kulturës (Thoma Prifti), zhvilloi punimet konferenca e 19-të e organizatës së veteranëve të LANÇ-it e rrethit. Në të merrnin pjesë delegatët, veteranë e pasardhës veterani nga të gjitha zonat e rrethit. Morën pjesë të ftuar nga pushteti vendor, Kryetarja e Bashkisë, Luljeta Dollani, nënkryetari, Enver Qose, nënprefekti, Vesel Braho, kryetarja e organizatës së familjeve të dëshmorëve të atdheut, Zamira Bezati, të shoqatës kombëtare të invalidëve të LANÇ-it, të ushtarakëve në lirim e pension etj. I deleguari nga Komiteti Kombëtar i veteranëve, shoku Asllan Gropasi, nënkryetar i Komitetit Kombëtar. Para se të fillonte konferenca u dha një koncert artistik me recitime, këngë popullore partizane dhe patriotike nga grupi i pallatit të kulturës (Thoma Prifti). Pas ekzekutimit të Himnit të flamurit, konferencën e hapi kryetari i komitetit të veteranëve të rrethit, shoku Gani Bengu, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe propozoi të mbahet një minutë heshtje në nderim të veteranëve e pasardhësve që janë ndarë nga jeta gjatë dy vitev të fundit. Pastaj ja dha fjalën e sekretarittë komitetit të veteranëve të rrethit shokut Tajar Shaipi, i cili mbajti raportin në emër të kyesisë. Raportin e kontroll revizionit financiar e mbajti kryetari Xhezo Dollani. Gjatë periudhës 2-vjeçare është rritur më tej uniteti, përgjegjësia e roli aktiv i strukturave dhe i forumeve drejtuese në përkujtimin e ngjarjeve e datave historike të LANÇ-it, mbrojtjen e vlerave e idealeve të epopesë së lavdishme. Gjatë kësaj periudhe është siguruar bashkëveprimi e bashkërendimi i punës me kryesinë e organizatës së familjeve të dëshmorëve, ushtarakëve, pensionistëve me strukturat e pushtetit vendor dhe me gjithë institucionet kulturore, arsimore në rreth.janë zhvilluar aktivitete në përkujtim të ngjarjeve me rëndësi historike në shkallë rrethi e vendi. Janë organizuar herë pas here takime me mësues e nxënës në shkollat 9-vjeçare e të mesme. Janë nderuar nga komiteti kombëtar dhe kryesia e komitetit veteranëve të rrethit me titullin e lartë ( Nderi i organizatës së veteranëve të LANÇ-it) 21 veteranë e pasardhës ndërsa me titullin (Anëtar nderi i organizatës 87 veta). Nga 140 abonime që kishim më parë tani janë 160 abonime. Dallohen lagjia “Xhile Liçi” m kryetar Nuredin Hoxha me 25 copë, lagjia “Holta” me 17 copë, “Sporti 1” me 15 dhe “Sporti 2” 14 copë etj. Për shpërndarjen e gazetës “Kushtrim Brezash” tregohn të palodhur shokët Avni Ceci, Avni Kokomeci e Dape Rabo etj. Detyrë parësore dhe e përhershme mbetet shtimi i pranimeve me pasardhës veterani, me gjak të ri dhe i abonimeve me gazetën. Gjatë kësaj kohe janë pranuar 157 pasardhës nga të cilët 84 janë pranuar nga shkollat e mesme e 9-vjeçare, si në Kodovjat, Kukur, Skënderbegas, Tunje dhe qytet. Për këtë ka meritë zv.kryetari i komitetit së veteranëve të rrethit shoku Xhelal Boçi. Kujdes i vazhdueshëm është treguar për ruajtjen e mirëmbajtjen e simboleve të luftës, të lapidarëve dhe të varrezave të dëshmorëve. Sot aktualisht në rreth ka 56 organizata veteranësh nga të cilët 8 në qytet, 44 në fshat dhe 5 në shkollat 9-vjeçare e të mesme, ku militojnë rreth 700 antarë prej të cilëve 7 janë veteranë dhe 693 pasardhës. Dallohen për punë të mirë shoqet; Fiqirete Bici, Merushe Zhuri, Afërdita Doka, Razie Jonuzi, Keze Përfundi si dhe shokët Avni Ceci, Xhezo Dollani, Xhelal Boçi, Haki Hida, Abaz Mesiti, Sami Qeit, Xhezmir Dollani, Sami Kullolli, Nasibi Kala, Xhaferr Roshi etj. Konferencën e përshëndetën Kryetarja e Bashkisë Luljeta Dollani, nënprefekti Vesel Braho dhe kryetarja e organizatës së familjeve të dëshmorëve të atdheut Zamira Bezati. Rreth raportit u bënë pyetje e diskutime. Kështu diskutuan znj. Fiqirete Bici, Abedin Bici, Xhelal Boçi dhe Xhaferr Roshi. Pastaj moi fjalën i deleguari i komitetit kombëtar të veteranëve të LANÇ-it, nënkryetar i këtij komiteti Aslln Gropasi. Ai përshëndeti konferencën dh në emër të shokut Rustem Peci. Në fjalën e tij falënderoi organizatën e veteranëve të rrethit Gramsh pë punën e lavdërueshme që ka bërë në shtimin e pranimeve me pasardhës veteranësh. Ai gjithashtu porositi: -Të përmirësojmë në vazhdimësi punën tonë organizuese dhe drejtuese në organizatat e veteranëve, të strukturave dhe forumeve drejtuese. 

-Të forcojmë edhe më tepër bashkëpunimin me pushtetin vendor për festimin dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e simboleve të LANÇ-it. 

-Të rrisim në vazhdimësi cilësinë dhe sasinë e pranimeve të reja. Përvojën e mirë ta përgjithësoni e ta shtrini me të gjithë organizatën, të shtroni numrin e abonimeve në gazetën “Kushtrim Brezash”. 

-Të punojmë më shumë me shkollat duke takuar drejtuesit e tyre. 

Duhet të intensifikojmë punën tonë, në luftë të papajtueshme me pinjollët e ballit e legalitetit që duan të shtrembërojnë ngjarjet e historisë së vërtetë të LANÇ-it etj. 

Më pas u kalua në zgjedhjet e organeve drejtuese. Kryetar i Komitetit të veteranëve të rrethit Gramsh u zgjodh shoku Gani Bengu, u zgjodh komiteti i ri me 57 vetë, kryesia me 15 vetë. Sekretar u rizgjodh shoku Tajar Shaipi dhe nënkryetarët Fiqirete Bici, Arif Përfundi, Xhelal Boçi e Petrit Basha. Gjithashtu u zgjodhën këshilltarët pranë kryesisë si dhe komisioni i kontrollit financiar me kryetar Xhezo Dollani, nënkryetar Qani Paja e sekretare Sabire Bardhoshi. 
Sigal