Nga Dita e Shpalljes së Pavarësisë

524
Sigal

Gëzim Llojdia

Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës: 14 delegatë ishin nga Kosova, 4 nga Çamëria, 6 nga Vlora, 7 Elbasani, 12 Durrësi, 4 Korça, 11 Dibra, 4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit

Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e Xhemil Vlorës. Në 28 Nëntor, pasdite. U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe iu dërgua Fuqive të Mëdha. Me këtë punë dokumentet citojnë se është marrë Lef Nosi, duke dërguar qeverive njoftimin. Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës. Numri i ministrave ishte 10 ministra. Raporti midis feve 5 me 5. Kryeministër Ismail Qemali mysliman, zv.kryeministër Dom N. Kacorri katolik. 7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës, me fillesë 28 nëntorin, por brenda këtij intervali, data 5 s’ka ndonjë aktivitet. Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës, Vjenës, Stambollit, Athinës, Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i Luftës ishte gjeneral. Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi. Ata ndodheshin të izoluar në burg-kalanë e Beogradit, si elementë të rrezikshëm. Nga historianë të kohës së diktaturës është cituar, se këta persona kanë qenë prezent në Vlorë, ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera. Isa Buletini mbërriti me vonesë për shkakun e pritave, që i ngrinin rrugës. Por erdhi plot me 400 trima, të zgjedhur, që formuan Gardën Nacionale. Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit, Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës. Gazeta e parë e shtetit shqiptar është: “Përlindja e Shqipëniës”, botim i Qeverisë së Vlorës, nxori dritëzën e parë, në gusht të vitit 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare kontribuoi publicisti M. Grameno, i thirrur urgjent nga Vlora ai mbërriti aty, rreth 2 dhjetorit. Largimin e Esat Pashës, i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme, Grameno tek “Përlindja” përgjigjet, “…Shqipëria, pasha, do të bëhet për shqiptarët; gjithë të krishterë e muhamedanë edhe e di fort bukur, që s’bëhet Turqi e vogël…” Në këto zyra gjenden dokumente origjinale. Zyra e kryeminstrit Ismail Qemal Vlorës ka karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave. Një foto origjinale Ai dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrik ’12. Në fillim citon udhërrëfyesi, ministrat punon nëpër shtëpitë e vlonjatëve. Ministri i Arsimit, L. Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1, mes nxënësve. Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar, Vehbi Dibrën.