Nga ballokumet tek karnavalet, axhenda e festimeve për Ditën e Verës në Elbasan

845
Dita e Verës është një nga traditat më të vjetëra të qytetit të Elbasanit. Familjet presin të shkëmbejnë me njëra-tjetrën, ballokumet, ëmbëlsirë tradicionale për këtë event.Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Bashkia e Elbasanit ka bërë publike aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë ditës në qytet
PROGRAMI PËR FESTIMET E DITËS SË VERËS 2018
DATË 9 MARS 2018
Ora 18°° – 22° – Festivali Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare.
DATË 10 MARS 2018
– “Panairi i Dytë i librit Elbasan”, para Pallatit të Sportit
“Tomorr Sinani” , nga shoqata “DURANA”.
Ora 18°°-22°° – Vazhdon Festivali Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore
Qytetare.
DATË 11 MARS 2017
Ora 10°°- 20°° – Promovimi në bibliotekën “Qemal Baholli”, ora 11.00, i
krijimtarisë së M. Kallupit, pas vdekjes. (“Panairi i Dytë i librit Elbasan”)
DATË 12 MARS
Ora 10°° – Promovim i krijimtarisë së E. Myftarit në bibliotekën e qytetit Promovimi i një libri poetik të poetit të mirënjohur, Besnik Mustafaj! “Panairi i Dytë i librit Elbasan”,
Ora 10°° – Hapet “Panairi i zejeve” në ambientet pranë
Muzeut Etnografik.
Ora 10°° – 19°° – Hapja e “Panairit tregtar” në Pallatin e Sportit
“Tomorr Sinani”.
DATË 13 MARS 2017
Ora 11°° Promovim i krijimtarisë së I. Sulkuqit dhe i krijimtarisë
poetike të poeteve femra. (ne sallën e Teatrit Skampa)
Ora 12°°- 24°° Koncert i Madh Festiv në Sheshin “Gensher”
Ora 22°° – Përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë,
z. Qazim Sejdini !
– Menjëherë pas përshëndetjes fillon spektakli i
fishekzjarreve.
DATË 14 MARS 2017
Ora 09°° – Fillon cirkuidi i çiklizmit. Me të mbaruar ai, vendosen dhe
fillojnë demonstrimet e tyre ekipet e Klubit Shumësportësh,
përgjatë bulevardit “ Aqif Pasha”.
Ora 09.30- 10.30 – Parakalimi i Karnavaleve të shkollave 9-vjeçare e, njëkohësisht, nis
dhe demonstrimi i veprimtarive të shumëllojta sportive.
– Demonstrim i veprimtarive sportive përgjatë shëtitores, nga
“Sheshi Gensher” e deri te “Elbasan Arena”, sipas vendeve të
paracaktuara. (Demonstrimet sportive: Karate, taikondo me
elemente cirku, peshëngritje, etj. Para Teatrit “Skampa”: Ansambli
privat i valleve nga Tirana i Rexhina Cukos. )
Ora 10.30-12.00
Koncerti i Datës 14 Mars (Në Sheshin ”Gensher”)
Pas orës 12.00 qytetaret e Elbasanit festojne individualisht e familjarisht .
Gëzuar për mot e jetë Ditën e Verës, 14 Marsin, Festën më të lashtë shqiptare, rrënjët e së cilës, më mire se kudo, janë të ruajtura në ELBASAN!!!
Sigal