Nga 1 marsi 2017, skemë pagash të reja për mësuesit, ja përfituesit dhe masa e shtesës

618
Trajtohen nivelet e kualifikimit, distancat e qendrës së punës dhe orët suplementare mbi normën e lejuar
Trajtohen me rritje page
1. Mësuesit në arsimin parashkollor
2. Mësuesit në arsimin fillor
3. Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët
4. Mësuesit në arsimin e mesëm të lartë
5. Punonjësit e institucioneve arsimore të përkujdesjes së kategorive të veçanta të nxënësve 
6. Punonjësit mësimorë dhe drejtues në institucionet arsimore në bazat didaktike pranë shkollave teknike e profesionale, në konviktet e arsimit parauniversitar si dhe në qendrat kulturore të fëmijëve
Shtesa për nivelin e kualifikimit individual sipas dëshmisë individuale
1. Shtesë 5% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues i kualifikuar”
2. Shtesë 510% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues specialist”
3. Shtesë 5 20% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues mjeshtër”
Shtesa për largësinë e vendit të punës
1. Kur punojnë brenda rrethit të tyre, jashtë qendrës urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit/qendrës së punës dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, masa e kompensimit është 2 700 (dy mijë e shtatëqind ) lekë në muaj. 
2. Kur punojnë brenda rrethit të tyre, jashtë qendrës urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit/qendrës së punës dhe nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, masa e kompensimit është 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.
3. Në të dyja rastet, kompensimi për largësi nga vendbanimi nuk aplikohet për periudhën gjatë së cilës punonjësi mësimor kryen pushimet vjetore të pagueshme.
Shtesa për orët mësimore mbi normën e lejuar
1. Në shkollat e arsimit të mesëm të lartë 350 lekë/për orë
2. Në shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 275 lekë/për orë
3. Punonjësit e jashtëm, të specialiteteve të ndryshme, që japin mësim në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, në shkollat teknike e profesionale si dhe në kurset e ndryshme (me përjashtim të kurseve që ngrihen pranë shkollave të larta dhe institucioneve të tjera të kualifikimit të punonjësve mësimorë), për çdo orë mësimore paguhen në të njëjtën masë me punonjësit mësimorë efektivë, si më sipër. 
Sigal