Nga 1 marsi 2017, pagat për policët, policët bashkiakë, gardistët dhe diplomatët

1425
Përparim HALILI
VKM-ja për rritjen e pagave në disa shërbime, ka nxitur protesta prej punonjësve në sektorët e tjerë të institucioneve e shërbimeve publike që trajtohen me fonde pagash të përcaktuara nga shteti
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i datës 8 mars 2017, për rritjen e pagave në disa nga sektorët e shërbimeve publike civile e ushtarake, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe publike edhe prej punonjësve në institucionet dhe shërbimet publike që trajtohen me strukturë e fonde pagash, të përcaktuara nga shteti. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim prej kryeministrit,s e përse rritja e pagave u bë me përzgjedhje sektorësh të shërbimit publik si mjekësia, policia, diplomacia, arsimi, qeverisja vendore bashki e qarqe, ushtria, policët bashkiakë, gardistët e profesorët. Punonjësit e sektorëve që nuk u përfshinë në vendimin qeveritar për rritjen e pagave, sidomos ushtarakët dhe punonjësit e shërbimit të burgjeve, kanë reaguar edhe në media dy ditë më parë, duke kërkuar rritje të pagave ashtu si kolegët e tyre të Policisë së Shtetit, madje me rritje page në të njëjtin nivel pagash, për më tepër që e detyron edhe Ligji nr. 10032, datë 11. 12. 2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i cili detyron qeverinë që trajtimin financier me paga mujore e shpërblime të tjera për punonjësit ushtarakë e civilë të burgjeve, ta bëjë të njëjtë me trajtimin që I bënë punonjësve të Policisë së Shtetit. Po kështu ka pasur reagime edhe nga sektorë të tjerë shërbimesh publike, pagat e të cilëve përballohen me fondet e buxhetit të shtetit, të cilët kërkojnë rritje page, sidomos ato kategori punësh e profesionesh që janë në nivelin e pagës minimale. Pas publikimit dhe trajtimit në gazetën “Telegraf”, të diferencimit të rritjes së pagave vetëm në disa sektorë të përzgjedhur nga kryeministri dhe kupola e “rilindjes”, në redaksi kanë ardhur shumë reagime nga punonjës e madje nga pensionistë, invalidë, jetimë etj., të cilët e kanë konsideruar padrejtësi këtë përjashtim nga skema e rritjes së pagave. Edhe pse, në shumë reagime, kjo rritje trajtohet si joshje paraelektorale e kryeministrit për të mbledhur votat e pushtetit më 18 qershor 2017, prej punonjësve civilë e ushtarakë të sektorëve përfitues nga ky vendim, rritja pagave është konsideruar si mundësi e shtuar financiare, paçka se edhe në këtë rritje të bërë me përqindje, rritje më të lartë page me vlerë nga 10, deri në 20 mijë lekë në muaj, përfitojnë drejtuesit e lartë në polici, në arsim, shëndetësi dhe në administratën publike të pushtetit lokal. Sot, po publikojmë vendimet e Këshillit të Ministrave, për rritjen e pagave në disa sektorë të tjerë të shërbimeve shtetërore, të pasqyruara në tabelat përkatëse, zbatimi i të cilave nis nga data 1 mars 2017… 
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 176, datë 8.3.2017 
“Për disa ndryshime në vendimin nr. 149, datë 18.2.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme” 
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 8.3.2017 
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 165, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore” 

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 178, datë 8.3.2017 
“Për përcaktimin e pagave dhe shtesave mbi pagë të punonjësve të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja, të atasheve ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe personelit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, që shërbejnë në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, të punonjësve shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës pranë qendrës SECI, të punonjësve shqiptarë për kohën që shërbejnë si oficerë kontakti pranë ministrive të brendshme homologe të shteteve të ndryshme të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë” 

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 179, datë 8.3.2017 “Për një ndryshim në vendimin nr. 561, datë 16.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat sipas gradave për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar). 
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 8.3.2017 
“Për disa ndryshime në vendimin nr. 881, datë 20.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për funksionet drejtuese dhe për strukturën e nivelet e pagave në Ministrinë e Punëve të Jashtme” (të ndryshuar).
Sigal