News24-15 vjeç/ Nis mbrëmja Gala në Pallatin e Kongreseve, ja të ftuarit VIP

298

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve mbrëmja gala për 15-vjetorin e News24, televizioni i parë informativ në Shqipëri. 15 vite lodhje, vështirësi, sfida, lajme pafund por padyshim 15 vite histori suksesi.

Me rastin e transmetimit të parë të televizionit News24, një format deri atëherë i paparë në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve është organizuar një mbrëmje gala ku marrin pjesë personalitete të shumta të njohura në vend, liderë e politikanë të shumtë por edhe figura që kanë kontribuuar në këtë televizion.

festa 4

Ndërkohë ka mbërritur kryetari i PD-së Lulzim Basha me bashkëshorten e tij Aurela Basha. Po ashtu në tapetin e kuq ka kaluar ish-Presidenti Rexhep Meidani me djalin, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro etj.

festa 5

festa 3

festa 2

Ne te djathte te fotos Drejtori i Gazetes “Telegraf’, Engjell Musai me Dr. Ina K. Zhupa, Arben Malaj, dhe ne te majte Bashkim Hoxha.

festa 1

festa