Nesip Kaçi: Kriza ruso-turke dhe rrezatimi gjeostrategjik

540
Ka disa javëë që marrëdhëniet e Rusisë me Turqinë janë acaruar dhe po kalojnë deri në incidente dhe provokime ushtarake. Po t’i hedhim një sy marrëdhënieve të tyre në 25 vitet e fundit, pas rënies së komunizmit, do të shikojmë se ato kanë qenë shumë të mira, veçanërisht në fushën ekonomike, ku investimet dhe shkëmbimet tregtare janë në nivele larta nga të dyja palët. Kohët e fundit kriza në Siri dhe në Lindjen e Mesme dhe kryesisht problemi kurd ka vënë përballë njëra tjetrës interesat e Moskës dhe Ankarasë. Turqia e ka në kufi Sirinë dhe nuk mund të lejojë Rusinë që të dëmtohen interesit e saj në rajon dhe më thellë në territorin e saj. Turqia është në vijat e ballafaqimit në konfliktin sirian dhe irakian, kjo nuk mund të injorohet, Siria dhe Iraku janë fqinjë me Turqinë. Rusia nga ana e saj si aleate dhe mbështetëse tradicionale e regjimit të Asadit përpiqet të marrë një rol në krizën siriane dhe ka disa ditë që aviacioni rus kryen inkursione ushtarake dhe bombardime në Siri në mbështetje të Bashir El Asadit duke e motivuar këtë ndërhyrje si luftë kundër ISIS it. Gjatë kësaj periudhe aviacioni ushtarak rus provokoi Turqinë duke shkelur disa herë hapësirën ajrore të saj. Kjo e fundit protestoi disa herë dhe Ankaraja zyrtare nëpërmjet kryeministrit Ahmet Davutoglu paralajmëroi Moskën të mos luante me zjarr se avionët ushtarakë rusë do të goditeshin dhe rrëzoheshin po u futën qoftë edhe një metër në hapësirën ajrore të Turqisë, por Rusia nuk ia vuri veshin protestave turke dhe vazhdoi provokacionet duke shkelur normat ndërkombëtare. 

Çfarë pune kanë avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Turqisë? 
Kjo bëri që Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus, që çoi në reagimin e fortë të Moskës zyrtare, e cila vendosi restriksione në shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Turqinë dhe të tjera kufizime në marrëdhëniet ruso-turke. Presidenti rus Putin e quajti këtë “thikë pas shpine” dhe kërkoi që Turqia “të kërkojë falje” por kryeministri turk Davutoglu deklaroi se Turqia nuk do ti kërkojë falje Rusisë se i kemi paralajmëruar disa herë që të mos futeshin avionët e tyre në hapësirën tonë ajrore se do ti godisnim por ata nuk na përfillën. Rrëzimi i avionit ushtarak rus nga Turqia ishte një dackë për Putinin që kujtoi se u bë deti kos dhe o burra, por Turqia i dha një mësim duke i thënë , prit o Beg se ka hendek,Turqia nuk është Ukrainë. Ky incident bëri që të mblidhej me urgjencë mbledhja e NATO s dhe të shprehej qartë se nuk mund të kalohej aq lehtë ky provokacion i Rusisë ndaj një vendi anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e cila i dha mbështetje Turqisë. NATO i dha sisteme mbrojtëse Turqisë dhe do dërgojë raketa antiajrore në kufirin Turqi Siri. Pas kësaj Bashkimi Europian i akordoi Turqisë një shumë prej tre miliard Euro për të përballuar emigrantët nga Siria dhe i premtoi Turqisë që duke filluar nga tetori i vitit të ardhshëm qytetarët e Turqisë do të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Këto janë të rëndësishme për Turqinë. Bashkimi Europian filloi ta kuptojë dhe vlerësojë rolin strategjik të Turqisë dhe peshën e saj në mbrojtjen e interesave evropiane në Lindjen e Mesme. Lidhur me këtë kryeministri turk Davutoglu tha se perceptimi europian për Ankaranë ka ndryshuar. 
Kriza mes dy vendeve
Le ta shikojmë me gjakftohtësi këtë krizë që ndodhi në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ajo mund të ishte mënjanuar në qoftë se aviacioni ushtarak rus nuk do shkelte në mënyrë provokuese jo njëherë hapësirën ajrore turke dhe dy vendet nuk do të ishin implikuar në një krizë politike me përmasa në zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Rusia miratoi sanksione kundër Turqisë, si përgjigje Turqia mbylli ngushticën e Bosforit për anijet ruse dhe njoftimet nënvizojnë se në Bosfor presin lejen disa anije ruse për të kaluar ngushticën. Lind pyetja : A do të vazhdojë gjatë kjo krizë të paralizojë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare mjaft të zhvilluara midis Rusisë dhe Turqisë? Unë mendoj se nuk ka logjikë të vazhdojë gjatë kjo grindje dhe aq më pak të ketë përplasje të mëtejshme në fusha të tjera. Për një avion ushtarak të rrëzuar nuk është mirë të fshihen nga lista e shkëmbimeve marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe turistike, që janë aq të rëndësishme për të dyja vendet. Në Turqi shkojnë në vit rreth pesë milion rusë për turizëm, vetëm në Moskë kanë aktivitet shumë firma ndërtimi turke. Në takimin që pati në Paris presidenti i SHBA, Obama me presidentin e Turqisë, Erdogan, i tha se marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë duhet të përmirësohen dhe duhet të fokusohen në luftën kundër ISIS it, Ankaraja dhe Moska të përqendrohen kundër armikut të përbashkët ISIS por Asadi të largohet nga pushteti. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun në Paris kërkoi dhe apeloi uljen e tensionit Rusi Turqi. 

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 22.01.2016
Sigal