Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, udhëzuesit nga Ambasada: Këtë vit ka një ndryshim

635
Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë të interesuar mund të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Për të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë që të hedhin lotarinë amerikane, është dhënë këshilla kryesore, që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit.
Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime.
Aplikimet për lotarinë amerikane nisin zyrtarisht nesër dhe do të zgjasin deri me 7 nëntor.
 
Në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur vitin më parë.
Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësimin e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista. 
Sigal