Nesër ndryshon ora, ja si lëvizin akrepat

773
Të dielën, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara. Duke nisur nga dita e nesërme, futemi kështu zyrtarisht në stinën e Pranverës, që do të thotë ditë më të gjatë dhe me shpresë edhe më shumë kohë me diell.
Nga nesër do të kemi një orë më shumë dritë dielli pasdite, por nga ana tjetër një orë më pak gjumë në mëngjes.
Zyrtarisht ora ndryshon në orën 02:00, kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar orën 03:00.
Ora shkon gjithmonë një orë përpara fundjavën e fundit të Marsit në Pranverë dhe një orë prapa fundjavën e fundit të Tetorit, në Vjeshtë.
Ndryshimi i orës u prezantua fillimisht gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe Austria, si dhe aleatët e atyre të atëhershëm, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.
Ajo u shpik nga George Vincent Hudson, një entomolog nga Zelanda e Re, në vitin 1895.
Sigurisht ndryshimi i orës vjen me pasoja për shumë prej nesh mbi të gjitha për shkak se çrregullon regjimin e gjumit. Ndaj një zgjidhje derisa të mësoheni me ritmin e ri do të ishte që të shkonit për të fjetur një orë më herët se zakonisht.
Fatmirësisht, kur ora ndryshon, pjesa më e madhe e pajisjeve që lidhen me internetin, si telefonat apo tabletat, përditësohen automatikisht.
Sigal