Nesër lexoni/ Tregim Humoristik – Lëmi i Havasë, një nga mënyrat e shumta të përfitimit dhe zhvillimit të pronës në demokraci

566
Tregim Humoristik
Neki Haskoçela
Tre-katër breza më parë kohës që jetojmë sot, në një fshat të Labërisë sinoriar me fshatin tonë, rronte i ziu Shasho me gruan e tij Havanë. Jetonin me pak dhen dhe për bujqësi përdornin disa kopshte dhe një arë të vogël dhe me kaq navasnin jetesën e tyre. Mirëpo Shashua, kishte shumë fëmijë dhe vdiq shpejt sa që Havaja u thoshte shoqeve “vdiq shpejt ditëziu se po të kishte rrojtur dhe ca do t’i kishte bërë okë e kokë fëmijët me dhentë”. Me vdekjen e Shashos, filluan të shtohen vështirësitë për Havanë. Fëmijët duheshin rritur, toka duhej punuar dhe bagëtitë duheshin mbajtur, e kjo është ngarkesë për një grua me një tufë kalamaj.. Për t’i lehtësuar ndopak punët Havaja dhëntë i bëri dhi, meqenëse dhitë kërkojnë më pak punë. Megjithatë ajo i pakësoi shumë duke i shitur për të plotësuar nevojat e ngutshme të shtëpisë. Një ditë në vëllazërinë e tyre vdiq një plak i moçëm, xha Rahmeti. Adeti në Labëri e do që të shkosh në vaki dhe të qash me ligje të ndjerin dhe me sebepin e të ndjerit që ka vdekur, të qash dhe hallet e brengat e tua .Me këtë rast vajti dhe Havaja dhe ia nisi ligjërimit: 
“Korba o xha Rahmeti, që na vdiqe edhe ti 
– Bëni të fala ATIJ (Shashos që kishte gati një vit që kishte vdekur) korba o xha Rahmeti
Thuaj dhëntë i bëmë dhi, korba o xha Rahmeti….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal