Nesër lexoni/ Tre kërkesat që do të ngrenë në protesta qindra mijëra minatorë, naftëtarë dhe sindikalistë të nëpërkëmbur

510
Qeveria injoron statusin e minatorëve, metalurgut dhe bën presion mbi komisionin e posaçëm për certifikimet e statusit për naftëtarët. Do të nisim protestat masive për të kërkuar siguri, heqjen e burokracive së ‘tepsisë’ dhe një sistem drejtësie efiçent
Kol Nikollaj
Kryetar i Konfederatës së Sindikatave
Kjo qeveri nuk e ka prioritet të saj miratimin e statusit të minatorit, teksa kryeministri, Edi Rama, e vërtetoi këtë gjatë mbledhjes së qeverisë në Dibër ku nuk tha asnjë fjalë për statusin e profesioneve të vështira, ndaj të bëhet gati për t’u përballur me protesta masive. 
Qëndrimi është mbajtur nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili e konsideron absurd faktin që kryeministri, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në qarkun e Dibrës nuk foli asnjë fjalë për statusin e minatorëve. Kol Nikollaj shtoi, se pas Rrugës së Arbrit, miratimi i statusit të minatorit është shqetësimi më i madh i banorëve të qarkut të Dibrës, veçanërisht atyre të Bulqizës dhe Martaneshit. Fakti që Rama e anashkaloi këtë pjesë pikërisht në Dibër e Bulqizë ku është graviteti i minierave sipas kryesindikalistit Nikollaj tregon se kërkesat e minatorëve dhe ankesat e tyre nuk po merren për bazë nga kjo qeveri. Kol Nikollaj ndër të tjera pohoi se Konfederata e Sindikatave ka nisur përgatitjet në terren për organizimin e një proteste përballë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila nuk zbaton urdhrin e përbashkët të 3 ministrive për ngritjen e grupit të përbashkët për trajtimin e çështjeve lidhur me projektligjin për statusin e minatorit. 
“ Jemi të habitur që Rama gjatë vizitës së tij në Dibër nuk tha asnjë fjalë për statusin e Minatorit, kur dihet që të gjithë në Dibër prisnin një reagim të kreut të qeverisë për këtë problem, që është shqetësimi kryesor i banorëve të qarkut të Dibrës, pas Rrugës së Arbrit. Jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe këtë indiferentizëm për këtë çështje kaq të ndjeshme. Kryeministrit i bëj thirrje të shikojë me prioritet këtë çështje e mos t’i shmanget përgjegjësive, teksa e njoftoj që kemi nisur përgatitjet për protestat përballë Ministrisë së Financave dhe…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal