Nesër lexoni/ Naftëtarët e Kompanisë ARMO nuk duhet të presin zgjidhje nga qeveria, ajo është 100% përgjegjëse për dështimin

486
Naftëtarët e Kompanisë ARMO nuk duhet të presin zgjidhje nga qeveria. Ajo është 100% përgjegjëse për dështimin me dashje të ARMO-s
Dr. Vladimir MICI
Për shumë kënd që nuk e kupton, duhet shpjeguar se pse shteti nuk vepron kur shikon punëtorë, që kërkojnë të hidhen nga kullat e oxhakëve, se s’kanë bukë, për arsyen e thjeshtë se s’kanë marrë pagat, se kompania nuk i ka paguar prej vitesh paratë për sigurimin e tyre në punë dhe pension, kur punonjësit e Uzinave të Përpunimit të Naftës demonstrojnë në sheshe në Tiranë, në Fier dhe Mallakastër, për të drejtat themelore atë të bukës dhe jetës të garantuara këto nga ligji themelor i një shteti si kushtetuta, ndërkohë që merret me parë me prishjet e qetësisë publike të kryebashkiakut të Tiranës apo prishjen e bunkerit relikte. Po pse anon peshorja nga politika dhe jo nga njerëzit e punës? Qeveria socialiste që erdhi në pushtet në vitin 2013, gjeti përballë tavolinës së saj një transaksion miratimi shitje të aksioneve të kuotave të shoqërisë së ARMO një grupi Azer për vlerën e rreth 35 milionë eurove në masën e 85% të aksioneve. Në këmbim ata merrnin pronat, menaxhimin dhe administrimin e ARMO sha. Ky lajm u publikua dhe u mbështet nga ministri në largim i PD dhe zëvendësministri i atëhershëm e ekonomisë i PD. Ata qetësuan kreditorët, punonjësit dhe huadhënësit se blerësit e rinj do të ripaguanin të gjitha detyrimet. Kjo shënonte datën 6 gusht 2013. Pra kishin kaluar 1.5 muaj nga fitorja e Partisë Socialiste dhe kjo ishte kryevepra e fundit e pazareve të pista të nisura nga viti 2008 i privatizimit nga ana e qeverisë në largim. Ministri i atëhershëm u kujdes, që kompania të blinte edhe borxhet, pra detyrimet, që kompania e kishte të tretëve, bankave dhe punonjësve. Me këtë veprim akti i miratimit qeveritar justifikonte ndërrimin e pronësisë dhe mbulonte të gjitha poshtërsitë, krimin ndaj shtetit dhe punonjësve. Me këtë veprim ajo synonte të mbyllte kalvarin e saj të pisllëqeve duke ia kaluar atë qeverisë në ardhje. Por ajo nuk shpjegoi se si do të shlyheshin dhe ku ishin paratë për shlyerjen e borxheve. Qeveria e re e….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal