Nesër lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Ndryshimet në ligj për pensionet në 2018-n, pensionet e posaçme për individët….

3653
Cilat ligje mbi pensionet ndryshojnë dhe cilat jo, ja kush përfiton pension të posaçëm, procedurat që duhet të ndjekin emigrantët dhe si u përcaktohet pensioni invalidëve
JA SI NDRYSHOJNË KUSHTET PËR TË PËRFITUAR PENSIONE NË VITIN 2018
Mbështetur në nenin 43 të ligjit nr. 104/2014, datë 31 korrik 2014, botuar në fletoren zyrtare 137, për vitin 2018 në krahasim vitin 2017 kushteve për të dalë në pension bëhen këto ndryshime: 
-Femrat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë si artistët e baletit, akrobatet e gjimnastet e cirkut shtetëror, solistet e Teatrit të Operës e Baletit, Ansambleve Shtetërore, muzikantet e veglave të frymës, të orkestrave dhe bandave shtetërore, koristet e baletit, etj. për të përfituar pension të plotë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, duhet të plotësojnë këto tre kushte: moshën 57 vjeçe e 6 muaj, ose në krahasim me vitin 2017 mosha rritet me 6 muaj dhe për pension të plotë kërkohen 35 vjet punë të siguruara gjithsej, përfshi dhe periudhën e studimeve të larta ditën të dokumentuar me kopjen e diplomës së noterizuar dhe nga këto ¾ e 35 vjetëve baras me 26 vjet e 3 muaj në profesionet e mësipërme, pra vitet e punës për pension të plotë në krahasim me vitin 2017 nuk ndryshojnë.
-Meshkujve që kanë punuar në profesionet e mësipërme, por dhe në disa profesione të pasurimit të të minierave të bakrit, kromit, fonderive, shkrirës të metalit në furrat kubilot, ne metalurgjinë e zezë dhe ferro-krom, në industrinë kimike të nitrat amonit, superfosfatit, polumbarët, punonjësit që punojnë me solucione e aerosole, radioaktive, saldatorët dhe elektro-saldatorët në rezervuare, kulla dhe cisterna të naftës, ushtarakët që kanë kryer fluturime ajrore dhe të nëndetëseve, ata që kanë punuar me çekiç me peshë rënëse 100 kg. e lart, etj, nga 1 janari deri në fund të vitit 2018 do të përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë tre kushte: në moshën….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal