Nesër lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Çfarë parashikon ligji për pensionistët mbi 100 vjeç, emigrantët, ripunësimi…

3203
Njehsimi i viteve të punës dhe procedurat që duhet të ndjekin emigrantët për tërheqjen e pensionit, kushtet, procedurat dhe rillogaritja e viteve të punës, a shpërblehen pensionistët mbi 100 vjeç
Çfarë parashikon ligji për pensionistët që kalojnë moshën 100 vjeç, legjislacioni për emigrantët, ripunësimi pas daljes në pension dhe rillogaritja e tij
Shpërblimi për pensionistët që kalojnë moshën 100 vjeç
Pyetje
Bashkëshortët Prengë dhe Marie Kaza nga Laçi shkruajnë: Nëna ime Drane Pren Kaza është pensioniste. Ajo ka lindur më 05.04.1916 në fshatin Lunav, Pukë dhe po i afrohet moshës 102 vjeçe. Është nënë me 9 fëmijë. Aktualisht merr 13,034 lekë pension më muaj. Ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm timin dhe të bashkëshortes. Kam dëgjuar se pensionistët në moshën 100 vjeç marrin shpërblim 500 mijë lekë të rinj. A është e vërtetë?
Përgjigje
Duke ju uruar nënës tuaj të nderuar shëndet të përmirësuar ju përshëndes juve, bashkëshorten tuaj dhe gjithë pjesëtarët e familjes që i shërbeni. Sqaroj se nuk ka ligj për dhënien shpërblimi shtesë të pensionistëve që plotësojnë moshën 100 vjeç. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Shqipëri ka 402 pensionistë mbi 100 vjeç nga të cilët: 321 gra dhe 81 burra. Qeveria ka parashikuar që për Vitin e Ri të gjithë pensionistëve pavarësisht se ku banojnë brenda apo jashtë vendit të marrin shpërblim dhe në vitin 2018 do të bëhet rritje ose indeksim….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal