Nesër lexoni/ “Çmendet” Këshilli Bashkiak i Maliqit”: Shpërblen vetveten pa punuar, vendos të moszbatohen vendimet e KLSH-së

507
Nga Vepror HASANI
Nuk është hera e parë që Këshilli i Bashkisë Maliq, merr vendime në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit shqiptar. Pak kohë më parë vendosi të mbajë si këshilltar z. Viktor Adri (Qyllalli), i cili njëherazi është edhe kryeplak i fshatit, Vashtmi, gjë që nuk e lejon asnjë ligj i këtij vendi. Për këtë arsye, kundër këtij vendimi doli edhe Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, i cili i kërkoi Këshillit në fjalë, “të marrë në konsideratë dhe të vlerësojnë ligjërisht faktin që z. Viktor Adri në mënyrë të kundërligjshme, ushtron njëkohësisht detyrën e kryetarit të fshatit dhe atë të anëtarit të Këshillit Bashkiak”. Ndërkaq Prefekti i qarkut Korçë i kujtonte këshillit se, “për këtë gjë u jemi drejtuar disa herë zyrtarisht ku kemi bërë të ditur qëndrimin tonë institucional”, por Këshilli i Bashkisë Maliq vijon të mbetet po aq shpërfillës sa edhe më parë. Denoncimi për rastin e mësipërm u bë nga Eqerem Avdolli, banor i fshatit Vashtmi…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal