Nesër Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, do të vendosë për fatin e Guvernatorit Ardian Fullani

531
Sigal

Nesër Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë,do të vendosë për fatin e Guvernatorit Ardian Fullani, por dhe për fatin e anëtarëve.

Burime të sigurta për mediat, konfirmojnë se të enjtën pritet një mbledhje urgjente, ku për herë të parë pas skandalit në Bankën e Shqipërisë do të diskutohet hapur mbi përgjegjësitë e guvernatorit, por dhe anëtarëvë në Këshill. Mbledhja do të fokusohet në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e cdo shkelje apo përgjësie që përfundoi me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend. Kjo mbledhje vjen dhe si presion i politikës, ndonëse në qendrimet e saj ka qenë e ndarë, ku një pjesë bën përgjegjës Këshillin Mbikëqyres, duke përjashtuar guvernatorin, një pjesë tjetër fajëson guvernatorin, ndërsa pjesa elitare e politikës hesht, duke e lënë këtë ngjarjen në rrjedhë të natyrshme. Mbledhja pritet të zhvillohet në debate të forta, kjo e reflektuar dhe në deklarata publike të disa prej anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. Ermelinda Meksi, në përgjigje të kërkesës politike të kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka lënë të kuptohet se përgjegjës për këtë skandal është guvernatori Ardian Fullani dhe jo këshilli Mbikqyrës. Sipas saj, guvernatori dhe zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në Bankën e Shqipërisë si administratore dhe përgjegjës për Bankën dhe kanë detyra ekzekutive, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës jane “partime” në këtë funksion duke ushtruar detyra joekzekutive. Gjithashtu, Meksi ka theksuar se me dorëheqjen e anëtarëvë të Këshillit nuk do të zgjidhet situata, madje sipas saj do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional, duke e lënë pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshem kurdohere, sidomos në situatën aktuale