Nesër gjysma e Tiranës pa energji elektrike, ja zonat që preken

589
Duket se dita e nesërme do të sjellë mungesa energjie elektrike në një pjesë të mirë të Tiranës.
Kështu sipas OSHEE-së, për shkak të disa punimeve që do të bëhen, një pjesë e kryeqytetit do të ketë mungesë energjie elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për instalimin e rrjetit 20 kv në kabina, nesër në datë 20 shtator, ora 09:00-15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pjesërisht’, thuhet në një njoftim për mediat nga OSHEE.
Sigal