Nesër gjysma e Tiranës pa drita, ja zonat ku do ndërpritet energjia

613
Sigal

Ditën e nesërme, të hënën më 20 maj, në Tiranë do të ketë disa ndërprerje të energjisë.

Njoftimin e ka dhënë OSHEE, që shpjegon se do të kryhen punime në rrjet.

Njoftimi:

Stakim i datës 20 maj

Për shkak të remontit që po kryhet në kabina, në daten 20 maj do të punohet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00

Pa energji do të mbeten këto zona

Yzberisht pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”.