Nesër fillon sezoni i ri i “Top Talent” në Shqipëri

539
Sigal

Emisioni i njohur “Top Talent” rikthehet në sezonin e tretë në ekranin shqiptar në kanalin “Top Channel”.

Këtë vit, spektakli do të vijë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, ndërsa prezantuesja e emisionit do të jetë Ori Nebiaj.

Autore e edicionit të tretë të “Top Talent” do të jetë Ilda Lumani, ndërsa regjia i është besuar Redi Trenit.

Producente ekzekutive këtë vit do të jetë Ledja Liku, ndërsa edhe juria do të ndryshojë.

Pjesë e jurisë do të jenë Anita Haradinaj, Jonida Vokshi, Olti Curri dhe Hervin Culi.

“Top Talent” do të nisë transmetimin në “Top Channel” ditën e nesërme (e premte), në orën 21:00.