Nesër do të lexoni/ Vepror Hasani: A duhet shkarkuar nga detyra juristi i Prefekturës Korçë?

148
Prefekti nuk informohet nga administrata e tij
Nga Vepror Hasani
Korçë- Para dy ditësh trokitëm në zyrën e Prefektit të Qarkut Korçë Pandi Papando. U interesuam për dy vendime të Këshillit të Bashkisë Maliqi, të cilat janë marrë në kundërshtim të hapur me ligjin. Njëri prej vendimeve të këtij Këshilli shpërbleu me 148 rroga 35 këshilltarë dhe ish-këshilltarë pa kryer asnjë lloj pune, ndërsa vendimi tjetër lejoi që njëri prej këshilltarëve të saj të ishte edhe kryeplak, kur kjo gjë është e papranueshme me ligjet e vendit, pasi të qenit në të njëjtën kohë edhe kryeplak dhe këshilltar çon në konflikt interesi. Në raste të tilla, kur konstatohen shkelje të ligjit, Institucioni i Prefektit e çon çështjen në gjykatë, pasi është roja që i shërben zbatimit të ligjit. Mirëpo, ndërsa çështjet e mësipërme ia parashtruam prefektit Pandi Papando, konstatuam se ai nuk ishte aspak në dijeni çfarë kishte ndodhur me vendimmarrjen e Këshillit të Bashkisë Maliq dhe as me hapat që ishin ndërmarrë nga institucioni…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….