Nesër do të lexoni/ Si është festuar 28 Nëntori ndër vite

727
Nga Ergys ALUSHI
Që nga 28 Nëntori i vitit 1912, kur në Vlorë u ngrit Flamuri, festa për të përkujtuar këtë ditë, është organizuar çdo vit në qytetin e Vlorës, por në shumicën e viteve edhe në shumë qytete të vendit apo dhe jashtë vendit. Disa festime në përkujtim të kësaj dite, kanë pasur të veçantat e tyre, për kohën dhe rrethanat në të cilat janë zhvilluar. Viti i parë i ngritjes së flamurit, më 28 nëntor 1913, ka qenë shumë festiv në të gjithë qytetin, ku nuk kanë munguar këngët, vallet, fjalimet nga ballkoni i selisë së Qeverisë në skelë, të shtënat e topave, zbukurimet e deri darka e shtruar për të ftuarit dhe parinë e qytetit. Një vit më vonë, më 28 nëntor 1914, festa do të ishte e zbehtë dhe pa flamur, sepse rebelët e Haxhi Qamilit që kishin qenë në Vlorë, e kishin ulur flamurin e ngritur nga Ismail Bej Vlora dhe nuk e njihnin atë flamur. 28 nëntori i vitit 1919, do të kthehej në një përleshje të përgjakshme në rrugët e qytetit të Vlorës midis banorëve që dolën për ta festuar dhe ushtrisë italiane, komanda e së cilës e kishte ndaluar flamurin kombëtar që në vitin 1916. Kujtojmë se edhe Ismail Bej Vlora rrezikoi të varrosej pa flamurin, të cilin e kishte ngritur vet, kur u varros në Vlorë, në shkurt të vitit 1919. Situata ishte kaotike dhe në festën e 28 Nëntorit ka qenë në vitin 1918, kur vlonjatët do të guxonin të dilnin në rrugët e qytetit, edhe pse të frikësuar nga masat e rrepta që kishte vendosur në qytet ushtria italiane. Pas Luftës së Vlorës të vitit 1920, festa e 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, do të hynte në një rrjedhë normale. Në 28 nëntor të vitit 1932, me rastin e 20-vjetorit, në qytet do të zhvillohej një ceremoni madhështore që do të kulmonte me inaugurimin e varrit të ri të Ismail Bej Vlorës, eshtrat e të cilit i sollën nga Kanina, ku ishte varrosur në 1919-n.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, festimet do të ishin të kufizuara, por nuk kanë munguar dhe……
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal