Nesër do të lexoni/ Rrëzomë, aty ku mbijetesa mësimore bën duel me braktisjen dhe kushtet shkollore

808
Agron Mema
Këto ditë karakteristike dimërore ndodhemi në fshatrat e Rrëzomës, krahina më malore dhe e skajit veriperëndimor të bashkisë së Delvinës. Gjashtë fshatra të braktisura nga erozioni i tranzicionit, i lëvizjes së popullsisë. Banorët e mbetur kryesisht meren me blegtori duke mbarështuar të imtat dhe me bujqësi, vreshtari. Frutikulturë, ullinj dhe agrumekulturë. Natyrisht që kjo tronditje “sizmike” e braktisjes së fshatrave nga banorët, ka ndikuar ndjeshëm edhe në arsimin e detyruar 9-vjeçar, por gjithsesi kanë mundur t’i mbijetojnë mbylljes së shkollave, përveç fshatit Fushë-Vëri ku ka mbetur vetëm arsimi fillor dhe fshatit Senicë ku nuk ekziston shkolla, por edhe banorët e mbetur numërohen me gishtat e dorës. Na tërhoqi vëmendjen ky fakt dhe u përqëndruam tek arsimi. Të gjashtë fshatrat, shkollat i kanë të ndërvarura nga shkolla “Seit Lesko” e Vergoit. Më parë kjo shkollë ishte edhe e nivelit të arsimit të mesëm, ku drejton poetja dhe shkrimtarja Natasha Xhelili. Drejtoreshën Xhelili e gjetëm në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kopaçezë. Fillimisht na njeh me stafin mësimdhënës. Janë 18 mësues dhe tre edukatore që mësojnë 86 nxënës në të gjitha shkollat e fshatrave të ish komunës së Vergoit. Duke qenë se çdo fshat ka shkollën e tij, nuk ka probleme të trasportit të nxënësve. Përqendrohemi tek shkolla e Kopaçezës. Aty punojnë mësues të rinj, djem dhe vajza që vinë nga qyteti, një sakrificë nëse jemi koshient me kohën që jetojmë. Shikojmë brenda saj një mjedis pune të pastër e të zbukuruar me lloj –lloj lulesh shumëngjyrëshe. Megjithëse shkolla është ndërtuar në vitin 1986, mjediset e brendshme të ftojnë për t’i admiruar. “Gjithçka, -na thotë zonja Xhelili,- arrihet dhe realizohet me punën e vet mësuesve dhe nxënësve tanë. Mësuesat pas mësimit meren me meremetime dhe përgatitje stendash, siç i shikoni vetë, kjo nuk ndodh edhe pse këto punë duhen kryer nga bashkia. Shkolla e Kalasës dhe ajo e Vergoit ka nevojë për rrethim, por këtu del edhe pengesa tjetër nga banorët, sepse janë marrë si truall privat dhe hapësira ekzistuese të oborrit të shkollës, i cili është tkurrur aq shumë sa është e pamundur qëtë zhvillosh një orë mësimi në terren, sidomos fizkulturën. “Kjo, mësimi i fizkulturës…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal