Nesër do të lexoni/ Pse Kuvendi duhet të shqyrtojë çdo raport auditimi performance të KLSH-së

735
Sigal

Nga Dorel BALLIU

Auditimet e performancës në Institucionin shqiptar Suprem të Auditimit (SAI), prej 5 vjetësh, janë kthyer jo vetëm në përçues të “frymës së performancës” tek entet publike, por edhe në domosdoshmëri. Duke pasur si objekt auditimin e zbatimit të politikave qeveritare apo reformave te ndryshme nën “filtrin” e parimeve të ekonomicitetit, eficiensës dhe efektivitetit, ato krijojnë urën lidhëse midis institucioneve shtetërore dhe ndërgjegjes kolektive si vlerësuese e tyre. Bëhet, kështu, fokal informimi i plotë dhe i paanshëm i taksapaguesve shqiptarë rreth politikave të ndjekura nga Administrata, rreth veprimtarisë, proceseve dhe programeve që ajo planifikon e ndërmerr. Impakti që KLSH ka, mund të kontribuojë në përdorimin më të mirë të burimeve dhe shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por cili është institucioni me të cilin KLSH nevojitet të ketë bashkëpunimin më të ngushtë dhe të frytshëm? Informacionet objektive dhe të mbështetura në fakte, sa i përket mënyrës ekonomike, eficente dhe efektive të përdorimit të këtyre burimeve nga ana e Qeverisë, duhet t’i sigurojnë taksapaguesit se Buxheti i Shtetit është shpenzuar në mënyrë të ligjshme dhe të përgjegjshme. Institucioni që miraton dhe autorizon Buxhetin është pikërisht Parlamenti, roli “watchdog” i të cilit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. SAI-t dhe Parlamentet janë aktorët kryesorë që “kërkojnë llogari” mbi përdorimin e fondeve e të pronës publike nga ana e Qeverisë. Parlamenti nuk mund të ketë kapacitetin dhe ekspertizën të kontrollojë vetë këto burime, por mbështetet në raportet objektive, profesionale dhe vlerë-shtuese të Institucionit Suprem të Auditimit. Në kontekstin shqiptar, me gjithë bashkëpunimin e mirë brenda kuadrit ligjor ekzistues, sferat e aktivitetit të këtyre institucioneve, njëri ligjvënës dhe tjetri i pavarur e kontrollues i zbatimit të ligjeve e politikave, takohen vetëm në disa raste. Do të nevojitet raporti për zbatimin e Buxhetit të Shtetit…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf