Nesër do të lexoni/ Për një vit u legalizuan dhe u dhanë rreth 500 tituj pronësie në bashkinë e Finiqit

88
Më 2006 filloi të funksionojë edhe në qytetin e Sarandës Drejtoria e Legalizimit të objekteve të jashtëligjshëm (Aluizni), ashtu si ne te gjithe Shqiperinë.. Dhe të jashtëligjshme konsideroheshin të gjitha ato objekte (shtëpi, dyqane, magazina), të cilat u bënë të reja ose u meremetuan mbi të vjetrat, mbasi në të kaluarën nuk kishin tituj pronësie për asnjë objekt. Nëse kjo drejtori, që nga viti 2006 e deri në vitin 2013, kishte legalizuar dhe dhe kishte pajisur me dhjetëra tituj pronësie qytetarët te Sarandës, Delvinës, edhe fshatrat me kombësi shqiptare, në të gjitha fshatrat e minoretetit janë dhënë vetëm 8 tituj pronësie (pesë shtëpi dhe 3 dyqane). Nga viti 2013 e deri në vitin 2016 kjo drejtori kaloi në varësinë e Drejtorisë së Vlorës dhe kopetencat i kaluan asaj. Në dhjetor të vitit 2016 u emërua drejtor i këtij institucioni Mariel Murati, një djalë sarandit, i cili u përkushtuar seriozisht kësaj pune pasiishte një sektor i përfolur. Përvoja e tij pranë ish-kryebashkiakut të Sarandës, Stefan Çipa,dhe deputetit aktual, i dha mundësi atij ta menaxhojë më përparësi këtë problem. Pozicioni i tij në këtë post e vinte para përgjegjesisë edhe për një faktin tjetër që kishte lidhje me legalizimin e pronave të Minoritetit grek, gjë që vihej re një lloj indiferentizmi me dashje ose hezitim pa dashje. Dhe konkretisht, Marieli vuri re se procesi i legalizimit në fshatrat e bashkisë se Finiqit ishte në vend numëro. Nuk këmbëngulëm që të na thoshte shkaqet, por na tha se kjo gjë i bëri përshtypje dhe shqetësimin e tij e percolli te eprorët e tij dhe iu vu punës me stafin e tij, duke punuar me temp të lartë e me profesionalizëm e preokupim. Brenda një kohe…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf