Nesër do të lexoni/ Pangallos: Jam krenar që gjysma e gjakut tim është shqiptar

614
Nga Dr. Nuri DRAGOJ
Vijon nga numri i kaluar
Korrupsioni politik dhe roli i intelektualëve
Në marrëdhëniet shqiptaro-greke kemi edhe fenomene të tjera të çuditshme, të cilat i zbuloi skandali i njohur i eshtrave të ushtarëve grekë në Kosinë të Përmetit dhe më gjerë, që rezultuan se ishin eshtra të banorëve shqiptarë. Mirëpo në zhvarrimin e eshtrave të grave dhe fëmijëve u vu re dhe prania e përfaqësuesve të shtetit grek dhe të kishës së ashtuquajtur Autoqefale Shqiptare, e cila drejtohet po nga grekë. Kjo tregon që ne këtu kemi një problem vërtetë të madh, ku shteti shqiptar i ka braktisur qytetarët e vet, dhe aty po funksionojnë pushtete të fshehta, pushtete ilegjitime, siç është ai i konsullit apo pushteti i Janullatosit, i cili bën si të dojë, ndërton varreza dhe memorialë pa pasur leje, i paraqet si memorialë greke. Të gjitha këto janë vepra dhe akte të palejueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe janë tepër të rrezikshme, jo vetëm për paqen e harmoninë në këto zona, që janë të pastra shqiptare, por janë akoma më të rrezikshme kur në këto zona ka vërtet minoritet grek, kur ngrihen struktura paralele, të cilat nuk identifikohen me shtetin shqiptar, duke avancuar në objektivin e krijimit të një zone ekstraterritoriale, para të cilave ndonjëherë vërehet dhe heshtje apo gjunjëzim i politikës shqiptare. Nëse çështje të tilla nuk zgjidhen sot, nesër mund të kthehen në konflikte të armatosura. Kjo çështje po diskutohet edhe në media. Unë do të dëshiroja që intelektualë të shquar shqiptar, në vend që të merren me debate të pafrytshme, mbi çështje tepër të koklavitura, duhet të merren me probleme që kanë të bëjnë me mbijetesën në aspektin ekzistencial të vet kombit, për t’i thënë ndal një ofensive, e cila kërkon të realizojë planet e mykura të megalidesë në shekullin e 21-të. Kjo ndodh sepse politika…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal