Nesër do të lexoni/ Osman Murati: Asnjëherë nuk është vonë për të korrigjuar vetveten

156
Osman MURATI
(Në përgjigje të shkrimit të profesor Xhelal Gjeçovit tek një gazetë e përditshme, lidhur me 86-vjetorin e lindjes së Dritëroit).
Para së gjithash dua të theksoj se profesor Gjecovin e vlerësoj dhe e respektoj si historianin më të përzgjedhur deri më sot, për aftësitë dhe objektivitetin e tij për qëndrimet parimore dhe të argumentuara për Luftën Nacionalçlirimtare dhe më gjerë. Megjithatë, mendoj se nuk bëj ndonjë gabim, përkundrazi përpjekjet e mia në këtë shkrim janë për ta plotësuar atë në disa detaje lidhur me superlativat e tij ndaj një shkrimtari dhe gazetari politik të kohës së socializmit dhe të “demokracisë”, siç ishte Dritëro Agolli. Për të qenë i saktë, në mendimet e mia, vepra e z .Agolli është poliedrike që ka zënë dhe do të zërë kurdoherë vendin e saj në letërsinë dhe politikën shqiptare dhe është vlerësuar dhe do të vlerësohet si shkrimtar i realizmit socialist. Megjithatë dua të nënvizoj edhe ndonjë mendimin tim për realitetin në të cilin jetoi, veproi dhe ndryshoi Dritëro Agolli.
Së pari, shkrimtarin e madh popullor dhe “babaxhan”, kemi pasur nderin dhe respektin për ta pasur prej shumë vitesh një figurë të njohur edhe të politikës, si deputet i të dy sistemeve, i socializmit dhe i demokracisë kapitaliste që u instaluan në Shqipëri nga viti 1944, mbas Luftës Nacionalçlirimtare e deri me sot. Ai ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….