Nesër do të lexoni/ Mjeku me vetëdije hyn në ato zona, ku me tabela thuhet: “Mos hyr”!

706
HEKTOR ÇOÇOLI Mjek
1939-2017

Rezarta Reçi
A e dinte apo jo mjeku Hektor Çoçoli që do ikte pa pasur kohë të merrte ndihmën e parë mjekësore në kohën e duhur? Ikjet kanë enigmat e veta, natyrisht. Por fakti që Profesor Doktor i merituar Hektor Çoçoli, para se të ikte përgjithmonë botoi librin e jetës së tij, ku rrëfente në detaje rrugëtimin personal dhe profesional të një jete, dëshmon që ai po kujdesej për të jetuarin dhe ikjen e përgjithmonshme. Natyrisht, në subkoshiencë. Asgjë nuk shprehu, asnjë fjalë, asnjë peng, asnjë porosi dhe amanet. Iku paqësisht siç kishte jetuar. Më lidhin me Të copëzat e një rrëfimi energjik e të sinqertë, shpjegimi interesant i dëmeve të duhanit në mushkëritë tona, korrektesa cilësore e tij ndaj të gjithë njerëzve, ndaj kolegëve, serioziteti i punës, kujdesi i shprehur vazhdimisht për bashkëshorten e adhuruar e sa e sa detaje të vogla, që e lënë atë në memorien time dhe të Arratisë, jo vetëm si rrëfimtar, por edhe me gjurmën e një njeriu –mjek, që shpëtoi jetë njerëzish nëpër dekada dhe vetë zgjodhi të ikte vetëm, pa kërkuar ndihmë. Ja që dhe qënia mjek nuk është garanci për përjetësinë…

Keni hipur këto shkallë me qindra herë, sepse pikërisht me këtë ndërtesë ju lidh një pjesë e rëndësishme e karrierës tuaj, por dhe me emrin e Profesor Doktor Shefqet Ndroqit jam e bindur që ka një lidhje të ngushtë.
Unë në 35 vjet në këtë spital, por edhe gjatë 45 viteve si mjek, kam pasur fatin e madh të jem nxënës, bashkëpunëtor i ngushtë me profesor Ndroqin, i cili është mësues, jo vetëm i imi, por i gjithë brezave shqiptarë të mjekëve të mushkërive. Ka qenë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal