Nesër do të lexoni/ Lufta për barazi dhe gruaja gladiatore

242
Rajna Kovaçi 
Lufta për barazi mes dy gjinive ka një histori shumë më të lashtë, se sa ne mund ta përfytyrojmë sot. Shumë pak njihet fakti se në Romën e lashtë ka pasur gra gladiatore. Herardeska Manutius ka luftuar e fituar kundër më shumë se 200 burrave, të cilët ishin rivalë të saj. Ajo vdiq trimërisht në arenën e gladiatorëve. Herardeska ka pasur një jetë të trishtë dhe shumë të vështirë. Ishte skllave. Kur mbushi 28 vjeç u arratis nga kampi i skllevërve dhe u bashkua me kryengritësit e Spartakut. Flokëzeza me bukuri të rrallë, por me një karakter të fortë, nuk iu bind fatit si vajzat e tjera skllave të luante rolin e kurtizanes. Ajo iu dha artit luftarak. Në fillim mësoi mjeshtërinë e përdorimit të shpatës, e më pas hollësitë e luftës ballë për ballë. Duke qenë e guximshme dhe trime, ajo luftoi në fushën e betejës njëlloj me burrat. Herardeska Manutius u kap nga armiku në betejën e përgjakshme në vitin 71 p. e. sonë pranë lumit Silarus (sot Sele). Atëherë ushtria e Spartakut, e përbërë prej 75.000 luftëtarë trima, luftoi përballë ushtrisë së Mark Lisinius Krasus që përbëhej prej 8 legjionesh. Fusha e betejës u mbyt nga gjaku i 60.000 trimave që luftuan kundër skllavërisë, ndërsa 6 mijë trima të tjerë u zunë rob, mes të cilëve ishte edhe trimëresha Herardeska. Kundërshtarët e saj e morën dhe e kryqëzuan, por Krasus-i papritur…..
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…