Nesër do të lexoni/ Këshillat e Dr. Moser dhe rekomandimet e KLSH – dy anë të së njëjtës medalje

Qeram CIBAKU,

Auditues i lartë, KLSH


Dr. Josef Moser, ish-Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe President i Gjykatës së Auditimit të Austrisë për periudhën 2004-2016, njihet sot si njëri nga personalitetet më në zë në fushën e auditimit shtetëror. Ai është dalluar për reformat e kërkuara në administratën e Austrisë, për “599 rekomandimet e Gjykatës së Auditimit mbi borxhin publik” (2009), kontributin për ligjin e partive politike, transparencës dhe mediave (2012),etj. Një juri e ka lauruar në vitin 2013 me çmim prestigjioz, me arsyetimin se, në kontekstin ndërkombëtar, si udhëheqës i Gjykatës Austriake të Auditimit, ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të INTOSAI-t në “një mënyrë të jashtëzakonshme”. Në këtë shkrim i jam referuar këtij personaliteti, jo thjeshtë e vetëm për miqësinë e tij me KLSH-në, karrierën publike e staturën e spikatur profesionale, por për një aspekt që lidhet me titullin e shkrimit dhe merr udhë me fjalën e mbajtur prej tij në Simpoziumin e 22 të UN/ INTOSAI-t, ku Dr. Moser nënvizoi se:
“Bazuar në shifrat, të dhënat dhe faktet e paraqitura nga SAI-et, është e mundur të formulohen rekomandimet, të cilat,
 Nga njëra anë: mund të jenë udhëzime konkrete për subjektet e audituara, për përmirësimin e situatave të caktuara, dhe
 Nga ana tjetër: mund tu japin informacione drejtuesve politikë, në mënyrë që ata të përmbushin përgjegjësitë e tyre politike dhe të shërbejnë gjithashtu si një levë për proceset reformuese” ...
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf