Nesër do të lexoni/ Ish minatorët, ndihma financiare për familjet e ushtarakëve të rënë në detyrë e për punonjësit e inst…

590
Kushtet, procedurat e përgjithshme për pension të plotë, ish minatorët dhe e drejta për ripunësim pas pensionit, pensionet ushqimore, të kujdesurit për një person me aftësi të kufizuara si vjetërsi pune
Ish minatorët dhe ripunësimi pas pensionit, ndihma financiare për familjet e ushtarakëve të rënë në detyrë e për punonjësit e institucioneve buxhetore
Kushtet, procedurat e përgjithshme për pension të plotë
Pyetje
Z. Maksim Kushe nga Korca shkruan: jam i datëlindjes 13 nëntor 1952. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension, nga cila moshë quhet periudhë pune, sa vite pune duhen për pension të plotë dhe a kam të drejtë të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës të siguruara dhe sa lekë duhet të paguaj?
Përgjigje
Burrat deri në fund të këtij viti përfitojnë pension në moshën 65 vjeç dhe gratë 60 vjeçe e 6 muaj dhe për të dy gjinitë kërkohen 15 deri 36 vjet punë të siguruara në vëndin tonë nga mosha 16 vjeç në ish kooperativa bujqësore, sektor shtetëror, privat, vetsigurime në bujqësi koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, periudha e studimeve të larta ditën dhe asistenca, ndërsa sigurimet vullnetare mund të bëhen nga mosha 18 vjeç pavarësisht nga gjinia. Nëse keni më pak se 36 vjet punë të siguruara merrni pension të pjesshëm. Personat që kanë nën 15 vjet punë të siguruara nuk përfitojnë pension pleqërie, por vetëm në moshën 70 vjeç marrin pension social i cili aktualisht është 7.064 lekë në muaj, nëse në 5 vitet e fundit banon në Shqipëri. Po të dëshëroni të përfitoni pension të plotë duhet të bëni sigurime vullnetare para plotësimit të moshës 65 vjeç duke paguar 5.184 lekë në muaj ose 62.208 lekë në vit. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Korcë.
Ish minatorët dhe e drejta për ripunësim pas pensionit
Pyetje 
Një minator nga Fushë-Arrësi që ka punuar në minierë në nëntokë është i interesuar të dijë për kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pension të plotë…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal