Nesër do të lexoni/ Ing. Qerim Ismeni: A kishte dhe a ka nevojë Shqipëria për plehra azotike?!

566
Ing. Qerim ISMENI 

Mora informacion nga Revista Monitor nr. 35 dt. 11.09.2017 lidhur me publikimin e një Dokumenti të MEI-it sipas të cilit edhe NE (Shqipëria) në kuadër të ofrimit të Gazit nga Projekti TAP mund të ndërtojmë një Uzinë të prodhimit të plehrave kimike Azotike, e për më tepër në Fier, tamam në atë qytet (Gjeografi), që e kishim të ngritur që nga viti 1967. Dokumenti është: “Master-Plani i Gazit Natyror për Shqipërinë dhe identifikimin i projekteve prioritare në fushën e gazit Natyror – Shtojca “C” – Fabrikë e plehrave Kimike – Qershor 2016. Studimi i kryer nga Fondi Përbashkët Evropian dhe Ballkani Perëndimor me një grup studiuesish prej 17 vetash, midis tyre edhe shqiptar. Kjo Uzinë sipas këtij dokumenti është e llogaritur për një treg: Varianti i Shqipëri-Kosovë që kap kapacitetin 420 000 ton plehra Azotike ( Nitrat Amoni dhe Ure), me përmbajtje të lëndës aktive 35 e 46 %. Ndërsa Varianti II, nëse do të plotësojmë dhe nevojat e fqinjëve: Maqedoni, Mali i Zi e pjesërisht rajone të jugut të Bosnje-Hercegovinës, kapaciteti i mundshëm do të jetë afër 810 000 t/vit. Sa më sipër nevoja për gaz do të jetë respektivisht 280 dhe 580 mln m3 N, ndërkohë investimi 260 deri 320 varianti parë dhe 510 deri 650 mln Euro variant II ose e konvertuar për njësi prodhimi afër 700 Euro/ton. Me gjithë mend u gëzova….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal