Nesër do të lexoni/ Hetim Rezervave të Shtetit për shitjen e automjeteve të sekuestruara dhe objekteve të ndërtimit

628
Situata e rënduar e krimit të organizuar ka bërë që hetimet e organeve të specializuara të shtrihet edhe në drejtoritë të cilat direkt apo indirektë kanë qenë suport dhe mbështetje për trafikantët e drogës, të kontrabandës, biznesmenët të hekurit, shitjes së skrapit dhe automjeteve të sekuestruara, të pijeve alkoolike, ushqimore, veshmbathjes, detergjenteve dhe objekteve të rezervave të shtetit, dhënies me qira dhe ngutjes për të privatizuar edhe objektet e tjera që janë në pronësinë e Rezervave të Shtetit. Faktet tronditëse që ish-magazinat e Rezervave të Shtetit kanë qenë bazë e grumbullimit dhe përpunimit të hashashit, si në Përmet, Skrapar, në qarkun e Shkodrës e bëjnë të domosdoshme rifillimin e hetimeve dhe të hapjes së letrave për aktivitetin e Rezervave të Shtetit. Madje edhe një pjesë e tuneleve janë përdorur si bazë magazinimi dhe shpërndarjeje të hashashit. Në prokurorinë e kryeqytetit është dërguar një dosje për aktivitetin dhe shitjet e organizuara nga kjo drejtori, pasi diferencat skandaloze të shitjes së materialeve që gjoja ishin në prag të skadencës dhe atyre që janë blerë arrijnë nga 100% deri në 200% më shumë. Normale, që materialet apo edhe ushqimet mund të skadojnë, po pijet alkoolike të forta a skadojnë? Shikoni ankandet dhe është një tmerr i vërtetë…



Për më shumë nesër në gazetën Telegraf….
Sigal