Nesër do të lexoni/ Gjyqi për Valbonën është historik

741
Lavdosh FERRUNI
Valbona është gjymtuar rëndë. Valbona është duke vdekur, por ka akoma shumë shpresë të shpëtojë. Bota ka gjetur terapinë për të luftuar dëmet në natyrë, pra edhe të njerëzve që janë pjesë e natyrës, pa dyshim. Terapia janë vetë njerëzit që tashmë edhe me ligje ndërkombëtare dhe kombëtare janë pjesë e vendimmarrjes dhe me plot legjitimitet për t’iu drejtuar gjykatës për vendimmarrje të gabuara. Për, Shqipërinë, jo gjeografikisht periferike, aplikimi i kësaj terapie shënon moment historik, pikërisht me Valbonën. Dihet se ka dhe të interesuar për vdekjen e Valbonës, jo se e urrejnë atë, por se mund të përfitojnë prej vdekjes së saj. Këta janë shumë pak, por kanë fuqi, janë dhe arrogantë. 
Krye/gjyqtarja e çështjes së Valbonës, Ilvana Cicolli, në arsyetimin ligjor në fillim të procesit, lidhur me pranimin e kërkesës së banorëve të Valbonës dhe shoqatës “Toka” për pavlefshmërinë absolute të koncesionit të HEC në Valbonë konkludoi, se ata legjitimohen në këtë kërkesë. Përtej legjitimitetit perifrazimi i saj në një çështje gjyqësore reale shqiptare është padyshim historik. Përveç referencës ligjore ajo, si kurrë më parë në Shqipëri, i referohet dhe një marrëdhënieje të re globale, jo vetëm teorike, të vendimmarrjeve qeveritare në raport me mjedisin. Ajo shprehet: “Deri në momentin që burimet natyrore konsideroheshin të pakufizuara meritonin garanci vetëm si të mira me karakter ekonomik. Kriteri për ligjshmërinë e një të mire ishte ai i “përvetësimit” Legjislacioni juridik garantonte dhe mbronte para së gjithash pronën private ndërsa të mirat me karakter natyror konsideroheshin të pakufizuara, pra pa interes, res nullius.” …
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal