Nesër do të lexoni/ Gëzim Zilja: Lufta për realizimin e Autonomisë dhe shtypja e Lidhjes së Prizrenit

783
Dhjetor 1880-janar 1881
Menjëherë pas dorëzimit të Ulqinit 26 dhjetor 1880, Dervish Pasha iu turr egërsisht degës së “Lidhjes” në Shkodër, duke arritur ta shpërndante dhe të vendoste administratën turke kudo. Arrestohen pabesisht dhe internohen ne Anadoll, Hodo Sokoli e Preng Bib Doda. Daut Boriçi internohet në Stamboll. Në fund të dhjetorit Dervish Pasha i kërkon Portës së Lartë 40 batalione për shtypjen përfundimtare të “Lidhjes Shqiptare” në të gjitha trojet shqiptare, veçanërisht në Veriun e Shqipërisë. Gjysmën e këtyre batalioneve do ta mbante në Shkodër dhe gjysmën në Shkup. Të ndodhur në këtë situatë në Kosovë filluan veprimet e armatosura fillimisht nga banorët e Prizrenit, të cilët dëbuan administratën turke. Njëkohësisht ajo u dëbua nga, Gjakova, Luma, Gucia, Kumanova e Tetova. Në fund të dhjetorit u riorganizua “Komiteti Kombëtar i Lidhjes” ku mbeti shumica e anëtarëve të mëparshëm, që ishin dhe themeluesit e “Lidhjes”si Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal