Nesër do të lexoni/Formalizimi i ekonomisë dhe premtimi për mbështetjen e fermerëve

475
Koço Broka
Nëse shikon faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nuk mund të shpëtojë lajmi se: -Ministri ka nënvizuar nevojën e një orientimi të drejtë të skemës së mbështetjes në sektorin bujqësor. “… Duhet t’i orientojmë ne, p.sh në skemën kombëtare të mbështetjes, që vitin që vjen do jetë më e larta që kemi pasur ndonjëherë. Do të jetë rreth 26 milionë dollarë, vetëm skema nga buxheti i shtetit. Ndërkohë, që presim të hapet dhe IPARD-i, 93 milionë euro program. Pra mundësi financiare kemi të shumta, por duhet t’i adresojmë me shumë zgjuarsi…”-. I lexon këto reshta dhe të kujtohet programi i Qeverisë për 4 vitet, për mbështetjen e bujqësisë shqiptare dhe të fermerëve. Aty lexon “Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanët, materialin gjenetik shtazor/Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme./ Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural” Ndërsa më sipër thuhet se mbështetja e fermerëve për skemën kombëtare do të jetë 26 milionë dollarë. Në vend të shpallet se sa u realizua dhe cilat ishin drejtimet e kësaj mbështetje nga skema kombëtare për këtë vit shpallet se sa do të jetë ajo vitin tjetër.
Kjo për faktin se fermerët duan të dinë: “Kur do t’u jepen fermerëve subvencionet e vitit 2017? Ky është viti i rrallë që ka ndodhur që fermerët në nëntor të mos kenë marrë akoma subvencionet e aplikimit fitues e të rezultuar pozitiv nga verifikimi. Mundet që të jetë çështje mungese fondesh. Nëse vërtet është kështu, përse të mos regjistrohen detyrimet e tyre në kontabilitet dhe fermerët të kenë të drejtë për t’i marrë kur të ketë fonde? Kjo është rruga e ligjshme financiare.” 
Ndërkohë 
Ndërkohë anëtarë të Qeverisë duke u ndalur në aksionin antiinformalitet kanë shpallur: – “Po ecim në dy korsi të rëndësishme. Korsia e anti-informalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-ës, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore… Kryeministri e ka quajtur mandatin e dytë, midis të tjerash, mandatin e anti-informalitetit… Anti-informaliteti ka si qëllim konsekuencën në rritjen e të ardhurave, por si qëllim të parë ka ndërgjegjësimin e sipërmarrjes, bashkëpunimin e sipërmarrjes me fiskun, rritjen e transparencës, zgjerimin e bazës tatimore dhe sigurisht që edhe rritjen e transparencës së punësimit që të mos ketë qytetar që punojnë gati-gati në skllavëri pa sigurime shoqërore… do të duhen të shihen shumë më me kujdes që nga zinxhiri i prodhimit apo importit, e deri tek familja e fundit që është konsumatori. Si funksionon zinxhiri fiskal që nga importi, tek prodhimi, inventaret, tek shitjet, tek shitjet nga biznesi i madh tek i vogli, që për hir së të vërtetës ka qënë një problem i vazhdueshëm, që nga ndërprerja e zinxhirit tek bizneset me tavan TVSH-je 5 milion ku ne tashmë jemi më të përgatitur se ku mund t’i adresojmë.” Le te ndalem në momentet kryesore të këtij pasazhi në radhë të parë lidhur me atë që Ministri e quan aksion apo luftë kundër informalitetit. Unë i bashkohem grupit të ekonomistëve që e quajnë këtë angazhim të qeverisë dhe të sipërmarrësve të mëdhenj si formalizimin e ekonomisë.
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal