Nesër do të lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Si të procedosh kur humbet librezën e punës, emigrantët, rillogaritja…

601
Procedurat në rast humbje dokumentash, leja dhe shpërblimi i lindjes të sqaruara, rillogaritja e pensionit, pensioni i pleqërisë e suplementar dhe vitet e punës, si brenda ashtu dhe jashtë vendit për emigrantët
Si të procedosh kur humbet librezën e punës, legjislacioni për emigrantët, rillogaritja, pensioni suplementar dhe ripunësimi 
Procedurat në rast humbje dokumentash
Pyetje 
Një mësuese nga Vlora shkruan: Më 26 dhjetor të këtij viti plotësoj moshën e pensionit 60 vjeçe e 6 muaj. Pasi mbarova shkollën e mesme pedagogjike punova 37 vjet mësuese. Libreza e punës më ka humbur, pyes, si veprohet në këtë rast, a më takon leje e zakonshme, po shpërblim dhe sa vite pune duhen për pension të plotë?
Përgjigje
Deri më 31 dhjetor të këtij viti mësueset dalin në pension të plotë 60 vjeçe e 6 muaj kur kanë 36 vjet punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjeç. Sipas vendimit të qeverisë nr 493, dt 6.07.2011, ju takon deri në një rrogë mujore shpërblim. Lejen e zakonshme për gjithë vitin 2017 e keni marrë gjatë verës pasi, leja e zakonshme jepet për vit kalendarik dhe jo si vit shkollor. Gjithashtu, ju takon edhe shpërblim si pensioniste sipas vendimit të qeverisë që do të miratohet së shpejti. Fillimisht në shkollë do të dorëzoni dokumentet shkollore si psh regjistrin dhe vlerat materiale e monetare që mund të keni në ngarkim, pastaj duhet të paraqitni në Agjensinë e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë kërkesën për pension, fotokopjen e kartës së identitetit, deklaratën për vitet e punës kudo që keni punuar dhe vërtetimin e pagës bruto nga 1.04.1994 deri ditën që do të ndërprisni marrëdhëniet financiare me qendrën e punës dhe dy fotografi, certifikatën e gjendjes familjare e të martesës. Për ju sigurimet shoqërore i marrin vetë nga gjendja civile. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Vlorë pasi i verifikon periduhat që ku jeni punuar në Arkivin Qendror të Sigurimeve Shoqërore në Lundër të Tiranës ju njofton zyrtarisht për vitet e punës që do të njihen duke shënuar ato në librez e pensionit ku përveç të tjerave shënohen edhe baza e vlerësuar e pagës mesatare bruto dhe masa e pensionit. Nëse ju nuk bindeni me periudhat e siguruara, shumën e pensionit, datën e filimit etj sipas nenit 86 ….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal