Nesër do të lexoni/ Familjet e dëshmorëve dhe përkujdesja e shtetit

106
Nga Dr. GJERGJ VELO* 
Ndarja administrative krijoi kushte të reja edhe për organizatën tonë. Kryesia e Përgjithshme punoi intensivisht për ngritjen e degëve të reja, sipas statutit dhe udhëzuesit të veçantë, duke pasur parasysh që: mbulohet një territor më i gjerë; lehtësisht puna e organizatave të degëve të mëdha saktësohet numri i anëtarëve të organizatës; evidentohen dhe ndiqen konkretisht për shtimin e radhëve të organizatës me pasardhës të rinj. Fondet, investimet, shpenzimet financiare, janë të përqendruara tek pushteti vendor dhe kërkesat tona për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e simboleve (muze, lapidarë, pllaka përkujtimore, monumente, varrezat e dëshmorëve, etj,) lidhen direkt me këto njësi administrative. Ne përshëndesim sot dhe iu urojmë punë të mbarë degëve të reja: Maliq, Himarë, Divjakë, Shijak, Kamëz, Roskovec, Patos, Rrogozhinë, pa hequr dorë nga krijimi i degëve të reja edhe në të ardhmen. -Shtimi i radhëve të organizatës me pasardhës të rinj, përbën një nga objektivat tona kryesore. Vetëm kështu garantohet vitaliteti dhe vazhdueshmëria e organizatës; me pjesëtarë nga trungu i familjeve të dëshmorëve, vetëm kështu trashëgohet krenaria për paraardhësit e tyre dëshmorë, që bënë aktin më sublim, dhanë jetën e tyre për Atdheun. Kjo nuk përjashton aspak mundësitë për pranime edhe me anëtarë të tjerë aktivë, intelektualë, e me arsim të lartë që pranojnë statutin dhe përpiqen e punojnë që organizata…
*Kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut 
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…