Nesër do të lexoni/ Eksperti Fadil Kepi: Rastet kur pensionistët paguajnë ose jo kontributet shoqërore dhe nënat…

530
Në ç’raste pensionistët që punojnë nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kur paguajnë dhe cilat janë procedurat? Shpërblimi dhe leja e lindjes për nënat shqiptare që lindin jashtë vendit
Rastet kur pensionistët paguajnë ose nuk paguajnë kontributet shoqërore dhe shpërblimi e leja për nënat shqiptare që lindin fëmijë jashtë vendit
Disa lexues të gazetës “Telegraf” janë të interesuar të dinë në ç’raste pensionistët që punojnë nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kur paguajnë dhe cilat janë veçoritë dhe procedurat.

RASTET KUR PENSIONISTËT NUK PAGUAJNË KONTRIBUTE
Përgjigje 
Pensionistët të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, kanë blerë tokë apo e kanë marrë me qira sipas ligjit dhe zhvillojnë veprimtari ekonomike në bujqësi, blegtori, frutikulturë, me bletë, bimë medicinale etj. nuk paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Sa herë shtohen pensionet me vendime Qeverie, rriten edhe pensionet e tyre qofshin këto shteti apo kooperative. Pensionistët e mësipërm si të gjithë pensionistët e tjerë të vendit tonë do të përfitojnë shpërblim me rastin e vitit të ri dhe indeksimin e pensioneve sipas vendimit të qeverisë që pritet të miratohet së shpejti.
-Periudha që kujdestaret të cilat u shërbejnë personave paraplegjike e tetraplegjikë të lindur ose të bërë të tillë para fillimit të punës, sipas vendimeve të Qeverisë nr. 326 dhe 328, datë 12.3.2009, për pagesën që marrin u quhet vjetërsi pune për pensione dhe leje lindje dhe kontributet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi që nga data 1 maj 2017, është 24 mijë lekë në muaj paguar nga buxheti i shtetit. 
-Koha që personat përfitojnë pensione invaliditeti të plotë ose të pjesshëm bazuar në nenin 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr. 7703, datë 11.5.1993, u quhet vjetërsi pune për pension pleqërie dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore përballohen nga buxheti i shtetit.
-Të papunët që përfitojnë pagesë papunësie (asistencë), sipas vendimeve të Qeverisë nr. 192 e 194, datë 9.3.2016, botuar në fletoren zyrtare nr. 40, asistenca paguhet 3 muaj me 11.000 lekë në muaj kur personi ka të paktën 12 muaj punë të siguruar, 9 muaj….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal