Nesër do të lexoni/ Eksperti Fadil Kepi: Ndryshimet mbi statusin e naftëtarit, ushtarakët, të përndjekur politikë,emigrantët…

617
Kushtet për të përfituar statusin e naftëtarit dhe dokumentet, vjetërsia e punës si ushtarak, periudha e heqjes të lirisë për motive politike dhe puna në miniera, pagesa e papunësisë dhe emigrantët 
Ndryshimet në ligj mbi statusin e naftëtarit, vitet e punës për ushtarakët, përfitimet e të përndjekurve politikë, legjislacioni për emigrantët dhe ripunësimi 
Kushtet për të përfituar statusin e naftëtarit dhe dokumentat 
Pyetje
Në letrat që na kanë dërguar naftëtarët Mustafa Shehu, Manul Cukalli dhe Shyqo Mustafai nga Vlora janë interesuar të dinë për kushtet që duhet të plotësojnë për të përfituar statusin e naftëtarit, dhe dokumentat që kërkohen.
Përgjigje
Mbështetur në ligjin nr 8/2017 të dt 2 shkurt dhe vendimit të qeverisë nr 425 dt 10 maj të këtij viti: 
– Kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie si punonjës të indurstrisë së naftës dhe të gazit personat që plotësojnë këto kushte a) burrat 60 vjeç dhe kanë 30 vjet punë të siguruara në vendin tonë dhe nga këto jo më pak se 20 vjet në sektorët e naftës dhe të gazit b)gratë 55 vjeçe kur kanë 25 vjet punë gjithsej dhe nga këto 15 vjet në industrinë e naftës dhe të gazit. 
– Sipas nenit 10 të ligjit të mësipërm punonjësit që dalin ose kanë dalë në pension përfitojnë shtesë pensioni 1% për çdo vit pune por jo më shumë se 40% të pensionit të pleqërisë. 
– Në nenin 15 thuhet: llogaritja, caktimi dhe pagimi i pensioneve të statusit të naftëtarit bëhet nga sigurimet shoqërore. 
– Përfituesit e statusit të naftëtarit dy herë në vit duhet të bëjnë kontrolle mjekësore falas në institucionet shtetërore apo private në vendin tonë. 
– Përfituesit e statusit të naftëtarit që janë marrin pushim vjetor….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal