Nesër do të lexoni/ Eksperti Fadil Kepi: Legjislacioni për minatorët e nëntokës, emigrantët dhe procedurat...

Pensioni shtesë për punët e kategorisë së dytë (të vështira), si të plotësosh vitet e punës me sigurime vullnetare, kush përfiton pension suplementar dhe diferenca midis pensionit të shtetit dhe kooperativës 

Punët e kategorizuara të vështira dhe pensioni shtesë
Pyetje
Z. Isuf Kraja nga Shkodra shkruan: Më 20 mars 2018 plotësoj moshën 65 vjeç dhe kam punuar 39 vjet i siguruar nga të cilat 17 vjet ekskavatorist dhe buldozerist që përfshihen për efekte pensioni në punë të vështirë ose të kategorisë së dytë. Pyes, a përfitoj pension shtesë?

Përgjigje:
Ju do të përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç pasi keni më shumë se 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë. Pension shtesë për periudhën që keni punuar me ekskavatorë dhe buldozerë nuk përfitoni. Deri më 30 qershor 2013 personat që kishin punuar në punë të kategorisë së dytë ku përfshiheshin edhe profesionet e mësipërme, por edhe puna e tornitorëve të metalit, saldatorëve, elektro-vinçierëve, etj dilnin me pension në moshë më të re, por nuk përfitonin pension shtesë. Ju po të jeni i punësuar në sektor privat mund të vazhdoni punën edhe pasi të dilni në pension ose mund të shtyni datën e daljes në pension. Për çdo muaj që mund të punoni mbi moshën e pensionit 65 vjeç dhe mbi 36 vjet e 4 muaj përfitoni 0.5% shtesë mbi pension baras me 6% në vit. Pas daljes në pension po të vazhdoni prapë punë do të përfitoni njëkohësisht pension dhe shtesat bashkë me rrogën ën qendrën e punës por jeni I detyruar të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në rast se ju ri punësoheni në tokën tuaj që e keni marrë sipas ligjit nuk paguani....









Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"...